Koucher: Pakistani nuk është i përfshirë në sulmet në Bombei
Paris -Shefi i diplomacisë franceze Bernard Koucher tha sot se qeveria pakistaneze nuk është përfshirë në atentatet që ndodhën në Bombei edhe pse shtetasit pakistanezë mund të kenë qenë pjesëmarrës në këto sulme. ''Nuk është Pakistani dhe nuk mund të jenë pakistanezë ata që kanë kryer këto atentate'', deklaroi Kouchner në një radio franceze.
''Gjithë bota mendon se janë njerëz të al-Kaedës ata që kanë kryer këto sulme të dhunshme, por nuk mund të hedhim poshtë mundësinë që këto sulme mund të jenë kryer nga grupe që kanë lidhje me shërbimet e ushtrisë pakistaneze dhe me talebanët por, nuk mund të pranojmë kurrsesi që këto sulme janë udhëhequr nga qeveria pakistaneze'', theksoi Kouchner.
Kouchner u shpreh se ''Pakistani ka ndryshuar qëndrim me ardhjen e presidentit, Asif Ali Zardari në krye të shtetit, i cili është i vendosur të luftojë terrorizmin dhe të përmirësojë marrëdhëniet me Indinë''.