Greqi, policia vijon kërkimin për të arratisurin Ilir Kupa
Ndërsa policia greke po pret të marrë disa “përgjigje” nga telefoni celular i Marian Kolës, ngushtohet edhe më shumë rrethimi për të kërkuarin tjetër, Ilir Kupa, i arratisur gjithashtu nga burgu i Trikalas.
Patrulla policore "krehin" gjithë zonën rreth prefekturës së Janinës, ndërsa postblloqe janë ngritur në rrugët që të çojnë drejt kufirit me Shqipërinë.
Në kërkime merr pjesë dhe një helikopter, ndërsa rëndësi e madhe iu është dhënë kamerave termike, të cilat bënë të mundur zbulimin e Marian Kolës të dielën në mëngjes.
Sipas policisë, nga ora 4:30 e së dielës kur dy shqiptarët u pikasën, e deri në orën 11:30 kur mjegulla u largua, Ilir Kupa kishte rreth 7 orë kohë për t’u fshehur. Vlerësohet se ai tani është i lodhur, i frikësuar dhe i pangrënë, për shkak se la pas një çantë me ushqime të gatuara, ndaj kapja e tij është vetëm çështje kohe. Mundësitë më të mëdha janë që ai të përpiqet të kalojë kufirin, pasi në zonën ku është futur, nuk ka më shtëpi të pabanuara, ku mund të strehohet.
Fakti që të arratisurit kishin me vete ushqim, ujë e jelek antiplumb, ka krijuar përshtypjen se ata ndihmoheshin ndoshta nga një palë e tretë, të cilën policia përpiqet ta zbulojë nëpërmjet bisedave telefonike të kryera nga Marian Kola. Edhe pse bateria e telefonit të tij ishte hequr, burime thonë se në disa raste ai e ka përdorur për të biseduar me bashkëpunëtorët e tij.
Kujtojmë se analiza balistike tregoi që arma e përdorur nga Marian Kola në përplasjen me policinë në fshatin Vrosina të dielën, ishte përdorur edhe në 3 përballje të tjera të armatosura me postblloqet policore. Sipas përfundimeve të balistikës, nuk ka qenë ajo, arma që ka qëlluar mbi 25 vjeçaren Katerina dhe policin grek 37 vjeçar, ndaj policia mendon se shqiptarët e arratisur kanë përdorur armë të tjera. Ndaj edhe këto të dhëna, përforcojnë besimin e autoriteteve se Marian Kola dhe shokët e tij të arratisë janë mbështetur nga persona që iu kanë dhënë armë, strehim e ushqim.
Krerët e Policisë Greke dhe Ministrisë së Rendit deklaruan dje se operacioni policor do të vazhdojë jo vetëm për kapjen e Ilir Kupës, por në gjithë Greqinë për kapjen e shqiptarëve të tjerë të arratisur nga burgu i Trikalas, vendndodhja e të cilëve ende nuk është identifikuar.
(Balkanweb) Lidhje te tjera I arratisuri nga burgu, Marian Kola vritet në përleshje me policinë greke Marian Kola vdiq nga plumbi në shpinë. Kishte qëlluar 23 herë me armë