Kavajë, burri kërcënon se do vrasë gruan me armë, policia parandalon krimin
KAVAJË- Policia e Kavajës parandalon një tjetër rast të krimit në familje. Ngjarja është shënuar në fshatin Luz i Madh i Kavajës, kur 35 vjecari Artan Gjani ka kërcënuar me vrasje bashkëshorten e tij Rushie Gjani.
Gjithcka ka ndodhur në sytë e tre fëmijëve të ciftit, dy vajzave dhe një djali, të moshës nga 2-7 vjec. Fqinjët kanë dëgjuar gjithë sherrin, duke njoftuar policinë, e cila arrestoi autorin e ngjarjes dhe sekuestroi një armë zjarri automatik, që 35 vjecari e mbante të fshehur në banesë. Policia e Kavajës bën të ditur se sherret mes ciftit ishin të njohura për uniformat blu, madje policia ka lëshuar dy herë urdhër mbrojtje për 25 vjecaren Rushie Gjani, për shkak të dhunës që ajo ka pësuar nga bashkëshorti i saj.
Shkak për sherret e vazhdueshme mësohet se kanë qenë problemet e shumta ekonomike, me të cilat përballej familja Gjani. 35 vjecari akuzohet për dhunë në familje, armëmbajtje pa leje dhe shkelje të urdhërit të mbrojtjes. Mësohet se policia ka lëshuar edhe sot një tjetër urdhër mbrojtje ndaj 25 vejacres dhe tre fëmijëve të saj.
(m.a/News24/BalkanWeb)