Struge grabitet kisha e Llukoves
Ne fshatin Llukove te Struges eshte grabitur mbremjen e djeshme kisha e Shen Athanasit.
Lajmin e bejne te ditur mediat maqedonase sipas te cilave hajdutet kane arritur te grabisin plot 21 ikona.
Sipas burimeve komisariati i policise ka nisur hetimet dhe permes deshmive te banoreve po perpiqet te identifikoje autoret.
Grabitja e ikonave ne kishat e rajonit te Struges jane bere te zakonshme kohet e fundit. Pak kohe me pare policia lokale arrestoi nje grup shtetasish nga Shqiperia qe kishin grabitur kishen e Shen Gjergjit.