E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rexhepi: Kufijtë me Serbinë nuk do të jenë temë bisedimesh

Policia e Kosovës tashmë kontrollon dy vija kufitare, ndërsa dy të tjera, ajo me Serbinë dhe Malin e Zi janë ende në duart e KFOR-it. Muaj më parë KFOR-i i dorëzoi Policisë së Kosovës përgjegjësitë për kufirin me Shqipërinë, kurse ditën e shtunë edhe kufiri me Maqedoninë kaloi në duart e Policisë së Kosovës.
Por, se kur do të ndodhë kjo edhe me pjesën kufitare me Serbinë, sipas ministrit të Brendshëm, Bajram Rexhepi, është e vështirë të thuhet. Gjatë një deklarate në ceremoninë e pranim-dorëzimit të vijës kufitare me Maqedoninë ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, hodhi poshtë mundësinë që çështja e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të jetë pjesë e bisedimeve që aktualisht po zhvillohen ndërmjet dy vendeve me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›