E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqi protestuesit shprehin zemerim ne paraden me rastin e Dites se Pavaresise

Greqia perkujtoi sot Diten e Pavaresise me nje parade ushtarake ne Athine e cila kujton kryengritjen kunder perandorise otomane te vitit 1821. Por ndryshe nga vitet e meparshme parada u bojkotua nga shume njerez dhe per here te pare edhe ata qe shkuan per ta pare ate nuk u lejua te kalonte ne nje pjese te madhe te rruges perfshire edhe zonen para parlamentit.

Policia greke bllokoi nje grup te vogel spektatoresh te cilet donin ti afroheshin nje parade ushtarake sot ne Athine me rastin e pavaresise se vendit.

Per here te pare publiku nuk u lejua te kalonte ne nje pjese te madhe te rruges perfshire edhe zonen para parlamentit ku politikanet dhe zyrtaret shikuan marshimin.

Forcat policore mes tyre edhe qindra police te armatosur rende bllokuan rruget qe te conin drejt parades duke lejuar vetem ata persona me ftesa te vecanta ose akreditime.

Frutat e portokalleve te rena neper rruge u pastruan para parades me sa duket per te parandaluar hedhjen e tyre drejt policise nga protestuesit. Me fillimin e ceremonive nderkohe qe Presidenti Karolos Papoulias vendosi nje kurore ne varrin e ushtarit te panjohur para parlamentit dhe banda e ushtrise luante hymnin ombetar nje grup prej 10 vetash therrisnin tradhetare ne fund te sheshit Syntagma.

Ky grup i vogel u rrethua me njehere nga policia dhe u largua edhe me tej matane njje rruge kryesore. Pak nga pak ata u shperndane dhe parasa perfundoi pa ndonje incident tjeter.

Shikoni se ne cpike kemi arritur tha Nikolas Blezas njeri prej protestuesve duke mbajtur fotografine e njerit prej heronjve te revolucionit te Greqise. Sikur ne te ishim nen nje rregjim qe nuk di si ta pershkruaj. Nuk mund ta duroj kete gjendje.

Veteranet e plagosur greke te luftes bojkotuan per here te pare paraden e sivjetme pasi kundershtojne masat e ashpra ekonomike qe kane shkaktuar uljen e rrogave e te pensioneve dhe ngritjen e vazhdueshme te taksave.

Zakonisht mijera njerez qe valvisin flamurin grek mbushin rruget kryesore ne qender te Athines per te pare paraden ushtarake te 25 marsin e cila kujton kryengritjen e Greqise kunder perandorise otomane te vitit 1821.

Por zemerimi i publikut eshte shtuar ndersa qeveria po zbaton me shume shkurtime shpenzimesh dhe ngritje taksash gjate nje krize te rende financiare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›