Paneli kushtetues i Egjiptit me shumicë islamike

Islamistët e Egjiptit do të përbëjnë 60 për qind të panelit 100 anëtarësh që është emëruar për të hartuar kushtetutën e re, e cila do të vendosë për rolin e islamit në shtet dhe për të drejtat e minoriteteve.
Emrat e panelit janë bërë publikë nga parlamenti të dielën, duke vënë në pah se pjesëtarët e Vëllazërisë Myslimane për Liri dhe të Partisë së Drejtësisë si dhe radikalët përbëjnë shumicën e panelit.
Anëtarët e parlamentit votuan për të zgjedhur anëtarët e panelit të shtunën.
Kushtetuta e re do të vendosë edhe për kompetencat e presidentit dhe të ardhmen e ushtrisë.