Vellai i personit qe vrau kater vete ne Tuluze do te qendroje ne burg

Nje gjykates francez ka dhene urdher qe vellai i personit qe vrau kater vete ne nje shkolle hebraike ne Tuluze javen e kaluar te vazhdoje te qendroje ne burg ndersa prokuroret bejne hetime per nje bashkepunim te mundshem mes tyre.
Abdelkader Merah ka mohuar te kete ndihmuar vellane e tij me te madh Mohamed ne vrasjen e tre femijeve dhe nje rabini si edhe tre ushtareve ne sulme te meparshme. Por policia tha se ai kishte thene se ishte krenar per ate qe kishte bere i vellai.
Ai do te mbetet ne burg ku mund te perballet me akuza per bashkepunim ne nje akt terrorist. Policia dyshonte qe me pare se Abdelkader Merah bente pjese ne nje rrjet qe fuste militante islamiste ne Irak ne vitin 2007.