E Diel, 1 Nëntor 2026

Titulli IX ligji qe u hapi mundesi ne sport shume vajzave amerikane

Shtetet e Bashkuara po shenojne 40 vjetorin e nje ligji qe u kerkon shkollave te perdorin fonde federale qe tu ofrojne nxenesve te te dyja gjinive mundesi te barabarta per sporte dhe aktivitete te tjera. Perkrahesit thone se ligji i njohur si Titulli IX ka rritur ndjeshem numrin e vajzave qe merren me sport por kritiket thone se kjo rritje u ka kushtuar djemve duke ulur mundesite qe ata te konkurrojne ne nivelet me te larta te sporteve ne rang shkollor.

Ne nje turne te zhvilluar kohet e fundit ne Uashington ekipe basketbolli per vajza te shkollave te mesme jo vetem konkurruan mes tyre por edhe mesuan per permbajtjen e nje ligji 40 vjecar qe i ka ndihmuar shume nga keto vajza te permbushin ambicjet e tyre sportive.

Nira Fields erdhi nga Kalifornia per kete aktivitet

Ketu edhe luajme basketboll edhe mesojme gjera te reja. Me kryesorja nder ato qe mesova ishte barazia mes sporteve per vajzat dhe djemte.

Ligji Titulli IX i vitit 1972 thote se shkollat qe marrin fonde federale nuk mund te diskriminojne ne ndarjen e ketyre fondeve mes ekipeve te vajzave apo djemve

Si rezultat nje numer me i madh universitetesh ofrojne bursa per studente qe merren me sport duke u dhene atyre mundesine per arsim dhe per te konkurruar ne sport.

Tina Thompson nje nder pikeshenueset me te mira te Shoqates Kombetare te Basketbollit per Femra thote se bursa i dha mundesi te perballonte koston e universitetit

Jemi pese femije ne familje prandaj ndoshta do te kishte qene e pamundur qe te ndiqja studimet ne Universitetin e Kalifornise se Jugut. Por fale ligjit Titulli IX mund te zgjidhja cdo shkolle qe te deshiroja ne vend.

Qe nga hyrja ne fuqi e ligjit sporti amerikan per femra ka shenuar sukses edhe ne konkurrime nderkombetare. Shtetet e Bashkuara dolen vjet ne finalet e Kupes Boterore te Futbollit per Femra perballe Japonise.

Por ligji ka plot kundershtare. Kritiket e tij thone se Titulli IX diskriminon djemte qe merren me sport duke u bere presion universiteteve te mos japin shume bursa ne sporte pa popullaritet te madh si mundja.

Shume universitete kane mbyllur disa ekipe per djem si rezultat i kostos dhe per te perballuar kushtet e vena nga Titulli IX per hapjen e te njejta mundesive per vajza.

Bryan Hazard eshte trajner i mundjes ne shkollen e mesme Robinson qe organizon nje turne vjetor per mundjen ne Virxhinian veriore. Ai thote se programi i mundjes ne universitet qe e nxiti gjate shkolles se mesme te merrej me kete sport tani eshte mbyllur si rezultat i Titullit IX.

Per mua kjo seshte e drejte. Ne u trajtuam si shifra statistikore.

Sabrina Schaeffer drejtoreshe ekzekutive e Forumit te Pavarur per Grate thote se Titulli IX faktikisht u imponon shkollave perqindje per perfaqesimin e vajzave ne sport.

Ka dallime te mirefillta mes dy gjinive gje qe sduhet ta fshehim me ligje.

Perkrahesit e Titullit IX thone se shkollat shpesh eliminojne programe te vogla sportive te djemve per te perballuar koston e sporteve te kushtueshme si basketbolli apo futbolli amerikan.

Nderkohe qe shenohet 40 vjetori i ligjit Titulli IX perkrahesit e tij zotohen te vazhdojne betejen per tu hapur vajzave me shume mundesi ne sporte.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›