Greqi, punonjësit publikë në grevë. Paralizohet transporti

Kanë hyrë në grëve punonjësit e sektorit publik në Greqi në shenjë proteste kundër uljes së pagave, vendim i marrë së fundi nga qeveria për uljen e deficitit. Si rrjedhojë është paralizuar punë në aeroporte, shkolla, postë dhe ministri.. Sindikatat greke me këtë grevë protestojnë kundër programit të kursimit të qeverisë socialiste, që ndër të tjera parashikon edhe një pezullimin të disa vendeve në shërbimet publike dhe shkurtimin e pagave për nënpunësit e administratës.
“E ndjejmë situatën e vështirë, ndjekim zhvillimet hap pas hapi dhe jemi
gati të përballojmë situatat” deklaroi kreu i sindikatës së sektorit
publik Spiros Papaspiru duke paralajmëruar përshkallëzim të lëvizjes
greviste. Nënpunësit shtetërorë u kundërvihen shkurtimeve prej 5% të të
ardhurave të tyre, por edhe shtimit të mesatares së viteve për dalje në
pension nga 61.4 në 63.4 vjeç.