Makarov: Planet amerikane të drejtuara kundër Rusisë

Shefi i Shtabit të ushtrisë ruse tha se planet amerikane për mbrojtjen nga raketat drejtohen direkt kundër vendit të tij, përkundër garancive të shumta nga Washingtoni se ky nuk është synimi i SHBA-së.
Gjenerali Nikolai Makarov i tha televizionit rus se planet amerikane minojnë sigurinë e Rusisë, dobësojnë arsenalin e saj të raketave dhe pengojnë arritjen e një traktati të ri për kontrollin e armatimit.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Robert Gibbs tha se ideja se planet për mbrojtjen nga raketat po pengojnë traktatin e ri nuk është aspak e vërtetë.
Zyrtarët amerikanë i kanë deklaruar në mënyrë të përsëritur Rusisë se planet synojnë t’i kundërvihen kërcënimit të Iranit dhe në asnjë mënyrë nuk kërcënojnë Rusinë apo dikë tjetër.
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit J.P. Crowlley tha se Shtetet e Bashkuara kanë qenë shumë të hapura dhe transparente lidhur me këtë plan dhe prej vitesh kanë pasur bisedime intensive me Rusinë.
Plani amerikan bazohet në një rrjet interceptorësh me bazë në det dhe në tokë në Evropë dhe në rajonin e Gjirit Persik.