Holandë,kapen 9kg kokainë në trëndafilat e Sh.Valentinit
Trëndafilat, që ditën e Shën Valentinit janë dhurata më popullore, mbërritën në Amsterdam ditën e diel me një avion që vinte nga Bogota, Kolumbi, thuhet në deklaratën e prokurorisë holandeze. Droga ishte paketuar me letër alumini dhe ishte fshehur në kutitë që mbanin trëndafilat. Vlera e drogës llogaritet të shkojë deri në 1.3 milionë euro. Holanda është një nga tregjet më të mëdha në botë për shitjen e luleve dhe vendi që përbën 60 për qind të eksportit të tyre në botë.