E Diel, 1 Nëntor 2026

Trukimi i ndeshjeve, kallëzim penal për 4 futbollistë të Apollonisë

Trukimi i ndeshjeve te Superliges eshte kthyer edhe nje here ne qender te vëmendjes, pasi klubi i futbollit Apolonia ka akuzuar dhe ne te njejten kohe ka paditur ne prokurorine e rrethit te Fierit kater futbolliste per paracaktim te rezultateve. Futbollistet Albert Kaci, Elton Grami, Mariglen Shoshi dhe Bledar Hoti jane akuzuar nga drejtuesit e klubit fierak se kane trukuar rezultatin e ndeshjeve me arsye përfitimi duke i luajtur ato ne skedinat e llotarive sportive.

Nderkohe, futbollistet e akuzuar i kane cilësuar pretendimet e klubit
fierak si qesharake dhe kane mohuar përfshirjen e tyre ne trukimin e
ndeshjeve. Sipas drejtueseve te klubit fierak jane te pakten shtate
ndeshje, rezultatet e te cilave jane paracaktuar, por me te përfolurat
jane Apolonia- Kastrioti qe ka perfunduar me rezultarin 2-3 dhe
Shkumbini-Apolonia qe ka perfunduar me rezultatin 3-0. Ne ndeshjen e
pare te luajtur me 7 nentor ne “Loni Papuciu”, vendasit ishin ne
avantazh 2-1, por me pas erdhi permbusja e kundërshtarit qe ne fund
arriti te fitonte takimin. Ndersa ne sfiden tjeter te zhvilluar me 21
dhjetor ne transferte skuadra fierake eshte mundur paster 3-0 nga
Shkumbini, nderkohe qe nje prej lojtareve te akuzuar, pikerisht Albert
Kaci ka shkaktuar nje 11-metersh.

Me keto akuza klubi i futbollit Apolonia i eshte drejtuar me nje padi
prokurorise se rrethit te Fierit, qe pritet te nise hetimet per trukim
dhe paracaktim te rezultateve te ndeshjeve. Kjo nuk eshte hera e pare qe
ndeshje te Superliges vihen ne shenjester te akuzave per trukim, por
asnjë here nuk ka patur prova per t’i vërtetuar ato.  Paracaktimi i
garave sportive konsiderohet kundërvajtje penale dhe ligji parashikon
gjobe deri ne 2 vjet burg. Po ashtu, nese kjo veper kryet per arsye
përfitimi ligji parashikon denimin me burg nga 2 deri ne 7 vjet.

Nertan Prifti 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›