E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, qeveria “Samaras” kërkon ndryshime

Qeveria e re greke e formuar nga koalicioni i tre partive ka propozuar një zgjatje të afatit për të reduktuar deficitin e saj buxhetor në të paktën dy vjet deri në vitin 2016. Sipas Qeverisë Samaras zgjatja e afatit me 2 vite nuk do të detyronte autoritet të ndërmerrnin masa të tjera të shkurtimit tëp agave dhe pensioneve.

Shteti helen është nën presion të madh ndërkombëtar për të përmbushur kushtet e marrëveshjes.
Partitë por masave të shpëtimit kanë fituar një shumicë të vogël në parlament, pavarësisht zemërimit të gjerë publik për masat shtrënguese të parashikuar për ndihmën.
 

Dokumenti u botua pas marrëveshjes ndërmjet partnerëve të koalicionit Demokracia e Re, PASOK dhe partia e majta demokratike ndërsa do kalojë një votbesimi në parlament.
 

Teksti i marrëveshjes-kornizë nënshkruar nga tre liderët politikë të përfshirë në qeverinë e koalicionit, vë theksin në nevojën për zgjerimin e rregullimin fiskal të paktën edhe dy vjet, rivendosjen e kontratave kolektive të punës, përcaktimin e pagave në sektorin privat në marrëveshje me partnerët socialë. Të hënën mbërrin në Athinë misioni i Trojkës për të bërë vlerësimin e programit të reformave në Greqi.

Ndërkohë Kryeministri Antonis Samaras është në gjedje të mirë shëndetësore pas një operacioni të suksesshëm të syve të suksesshëm të shtunën në mëngjes. Gjithashtu edhe Ministri i Financave Vassilis Rapanos është është në gjendje të qëndrueshme.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›