E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, kodi penal në Gjykatën Kushtetuese

Miratimi i Kodit të ri penal nga Kuvendi i Kosovës ka sjellë reagime nga të gjitha mediat ndërsa përfaqësues të ndryshëm kanë njoftuar se do të kërkojnë edhe nga Gjykata Kushtetuese një opinion lidhur me vendimin e Parlamentit për mos ndryshimin e Kodit Penal të Kosovës.
Asociacioni i Gazetarëve Profesionist të Kosovës, kryetari i të cilit, Arben Ahmeti tha se, mediet do të vazhdojnë të luftojnë për të mbrojtur lirinë e shtypit në Kosovë.
Kuvendi i Kosovës la në fuqi Kodin Penal të miratuar më 20 prill, i cili përfshinë nene në të cilat gazetarët do të jenë penalisht përgjegjës në rastet se refuzojnë të zbulojnë burimet e tyre të informimit për të parandaluar një sulm që përmban rrezik të pashmangshëm ndaj jetës apo integritetit personal.
Miratimi i tij bëri që zëvendëskryeministri i Kosovës Hajredin Kuçi, të paraqesë dorëheqjen nga ky post dhe nga posti i ministrit të drejtësisë. Ndërkaq, kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, paralajmëroi ri procedimin e Kodit Penal.

Vendimi i Kuvendit nxiti reagime edhe të përfaqësuesve ndërkombëtarë, të cilët thanë se nenet e diskutueshme, janë në kundërshtim me konventat e Bashkimit Evropian, që mbrojnë lirinë e medias.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›