Greqi, qeveria e re nuk i bind protestuesit
ATHINE-Riorganizimi i qeverisë nuk i ka bindur “qytetarët e zemëruar”. Besnikë të qëllimit të tyre, dje ata mbushën 25 ditë, që protestojnë në shesh kundër masave shtrënguese.
“Qytetarët e zemëruar” janë përgatitur për një mobilizim të gjerë të dielën dhe për demonstrata në ditën ku parlamenti do të votojë Planin Afatmesëm, në 28 Qershor.
Mësohet se në të vërtetë, ditët e debatit dhe votimit në programin afatmesëm në Parlament, sindikatat do të organizojnë një grevë të përgjithshme 48 orëshe.
Pra, të dielën e ardhshme “qytetarët e zemëruar” ftojnë njerëzit të zbresin në sheshin Sintagma dhe bashkohen kundër qeverisë dhe masave të ashpra.
Në të njëjtën ditë, 28 Qershor, qytetarë të Spartës kanë planifikuar të marshojnë në këmbë nga statuja e Leonidas në Spartë, drejt Athinës në sheshin Sintagma, ku mendojnë të mbërrijnë të martën.
Por çka i shqetëson protestuesit, është shmangia e përsëritjes së ngjarjeve që ndodhën në shesh disa ditë më parë kur persona të maskuar dhe të paidentifikuar për lëvizjen e tyre, u përpoqën të diskreditojnë protestën paqësore.
Në 21 qershor, që është dita e sindikatave panevropiane do të mbahet protestë në zyrat e Bashkimit Evropian në Athinë, ndërsa delegacioni i sindikatave do të marrë pjesë në një protestë që do mbahet të njëjtën ditë në Luksemburg.
Sot fillon në parlament debati për votëbesim të qeverisë, debat që hapet me fjalimin e Jorgos Papandreut në 12.00 dhe do të zgjasë deri të martën.
(d.b/BalkanWeb)