E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ish-fotomodelja fotografe personale e Putinit

Nga Express më 18 qershor 2011 në ora 21:30

Yana Lapikova, ish-modele dhe ish-pjesëmarrëse në konkurse bukurie në Rusi, “shndërrohet” në fotografe personale të kryeministrit rus, Vladimir Putin.

Lajmi që qarkullonte prej kohësh në faqet ruse të internetit, është konfirmuar nga zëdhënësi i vetë kryeministrit Putin.

Lëvizjes së Putin i është kundërpërgjigjur presidenti, Dimitri Medvedev, duke punësuar edhe ai fotoreporteren femër, Ekaterina Shtukina, si fotografe personale.

Por nëse, Ekaterina Shtukina njihet në qarqet e fotoreporterëve vendas si fotografe me përvojë, për Lapikovën kjo fushë është krejt e re dhe e gjitha për t’u eksploruar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›