Durrës, furgoni përplas motoçikletën, plagoset drejtuesi
DURRËS- Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur mesditën e sotme në tregun e fruta-perimeve të qytetit të Durrësit.
Nga përplasja e një furgoni me një motocikletë është plagosur drejtuesi i kësaj të fundit, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.
Policia e qytetit bregdetar ka mbërritur në vendngjarje dhe po kryen hetimet paraprake për të mësuar shkaqet e aksidentit.
(ma.ar/BalkanWeb)