E Hënë, 2 Nëntor 2026

Gjirokastër, sekuestrohen 50 kg mariuanë, një në pranga

GJIROKASTËR- Sekuestrohen 50 kg lëndë narkotike mariuanë në zonën e Gjirokastrës. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, ndërkohë që sipas policisë sasia e drogës po transportohej nga dy persona drejt kufirit shqiptaro-grek.

Mësohet se dy të rinjtë kanë braktisur drogën e paketuar në dy canta pranë fshatit Glinë dhe më pas janë larguar nga vendngjarja.

Pas operacionit të zhvilluar gjatë gjithë natës, policia ka arritur të ndalojë një person të dyshuar, ndërkohë që ka shpallur në kërkim një tjetër.

Identiteti i dy personave nuk bëhet i ditur për arsye hetimi. Mësohet se droga ishte blerë në Lazarat.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›