E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, rekord, 1 milionë të papunë

Nga dita në ditë skandale të ndryshme dalin në dritë duke indinjuar vendasit, që të ardhmen e shohin të zymtë. Edhe pse testet nga të huajt janë shpresedhënëse për kalimin e krizës aktuale, të dhënat e kryera nga vete institucionet vendase japin alarmin. Instituti i Punës (SEE) nga studimi i fundit për tremujorin e parë të 2010 e shikon të zymtë të ardhmen duke theksuar se, papunësia do të arrijë shifrën rekord në 20 për qind.

Shpërthimi i papunësi në 20 për qind dhe rritja rekord në 1 milionë të papunë pritet pas muajit shtator. Fuqia punëtore është llogaritur në 5.012.392, knga të cilët 4.425.625 punonjës janë të punësuar, ndërsa 568.767 janë të papunësuar. Papunësia në këtë vend në krahasim me një vit më pare është rritur me 2.4 për qind, nga 9.3 për qind në 11.7 për qind.

Të punësuarit llogaritet se janë 61 për qind të gjithë popullsisë, ndërsa punësimi i të rinjëve deri në moshën 29 vjeç llogaritet deri në 756.100, ose 17.1 përqind të të gjithë punësuarve. Gjithashtu zvogëlimi i punësimit është më e theksuar në meshkujt, ku tetë nga dhjetë janë të papunë, ose nga 50.700 burra kundërr 9.470 burra. Në përgjithësi numri i të papunëve në krahasim me vitin e kaluar (remujori i parë ) është rritur me 124.420 të papunë, që do të thotë me një rrtje prej 26.7 për qind, duke arritur numrin në 586.767 të papunë.

Papunësia e të rinjëve është në 138.290, ose 23.6 për qind, ndërsa të papunët me një kohë të gjatë papunësie kalojnë shifrën e 2/3 dhe janë 448.450 të papunë. Të papunët që kërkojnë punë mbi një vit e sipër përbëjnë 44.6 për qind të papunëve në përgjithësi

Shtrenjtësia, 105 euro më shumë në shportën e konsumit të përditshëm

Qeveria për të luftuar krizën ekonomike që ka gjunjëzuar mbarë vendin, me rritjen e taksave të pafundme, ka ngritur ndjeshëm edhe shportën e konsumit të përditshëm. Kështu, kostoja mujore e shpenzimeve familjare u rrit në 5 për qind, kundrejt një vlere me 105 euro.

Sipas studimit të fundit nga Qendra e Konsumit ( ELKEKA) në qershor të 2010 një familje shpenzonte për ushqim, veshje, transport, shendetësi, arsim etj rreth 2.115 euro, ndërsa për qershorin e 2009 kishte shpenzuar 2.010 euro.

çmimet më të shtrejnta janë regjistruar në pijet alkolike dhe të duhanit me një rritje prej 19 për qind, ndërsa në transport 18 për qind. Por një rritja e dikshme e mallrave të konsumit të përditshëm ka ardhur si rezultat rritje së taksës TVSH dhe të doganës

Mbyllen edhe çerdhet

Kriza ka gjunjëzuar shtetin që më në fund të mbyllë edhe çerdhet të karakterit shtetëror, duke hapur probleme të mëdha për qindra e mijëra familje të varfra me fëmijë të vegjël. Edhe pse muaji shtator po afron, shumë bashki kanë deklaruar se për këtë vit se është e pamundur të hapen përsëri. Një nga problemet kryesore është mungesa e fondeve për edukatoret e çerdheve.

Bashkitë, 1 miliardë euro humbje

Një tjetër "vrimë e zezë" në trajtimin ekonomik të bashkive ka zbuluar Ministria e Brendshme, që ka theksuar se borxhet janë të konfirmuar prej një vlere 1.7 miliard euro. Ky defiçit ka prekur rreth 30 bashki për periferinë e Selanikut, që pritet të rihapen dosjet e skandalit e të shpërdorimit të kontributeve të sigurimeve shoqërore të punëtoreve.

Në të njëjtën kohë bashkia e Athinës ka kërkuar një kredi pre 20 milionë euro, ndërsa deficiti është mbi 170 milionë. Në të njëtën gjendje ndodhet e Bashkia e Pireut e Marusit që kërkojn kredi të reja, në një kohë ku kanë krijuar deficite te theksuara. Dje në ishullin Zakintha bashkia ka qëndruar e mbyllur pasi 160 punonjës të saj kanë kohë pa marrë pagen e punës

Sektori i Sigurimeve Shoqërore Shtetëror ( IKA) 3 miliardë euro humbje në vit

Edhe një humbje tjetër vjen qeverisë nga mos sigurimi në IKA i 600 mijë punonjësve, që në vit humbasin rreth 3 miliardë euro, ndërsa në të gjitha institucionet e sigurimeve shoqërore, mos pagesa shkon në 8.5 miliardë euro, nga ku ne sektorin privat arin në 4.2 miliardë

Me dhjetëra apartamente boshatisen

çdo ditë me dhjetëra emigrantë largohen përfundimisht nga Greqia, duke lënë bosh apartamentet e marra me qera, që për vendasit përbënin një burim jetese. Bodrumet e dikurshme të kthyera në banesa për jetesë, sot po rikthehen në gjendjen e mëparshme. Buzë trotuareve pranë pikave të mbeturinave sheh orendi shtëpiake të braktisura. Me dhjetëra biznese janë mbyllur dhe çdo ditë numri i tyre vjen duke u rritur. Edhe emigrantët shqiptarë tani i kanë kthyer sytë nga vendi i tyre me një shpresë për të rifilluar një jetë tjetër të re. Nje jetë që do mund dhe sakrifica, për të haruar Greqinë e dikurshme, Greqinë parajsë.../Shpetim Zinxhiria/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›