E Shtunë, 31 Tetor 2026

45 të vdekur si pasojë e dhunës në Karaçi

Të paktën 45 persona janë vrarë gjatë dhunës politike në qytetin pakistanez të Karaçit, pas vrasjes së politikanit vendor, Raza Haider, i cili u vra ditën e hënë.

Haider, një figure me ndikim, u vra gjatë një ceremonie varrimi në një xhami.

Dëshmitarët theksuan se zyrtarë të lartë të partisë së tij, me inicialet MQM, një parti ku shumica janë të myslimanë shiitë, u kërcënuan menjëherë me hakmarrje.

Brenda një periudhe të shkurtër kohore, njerëz të armatosur dolën nëpër rrugë, duke qëlluar civilë si dhe biznese madje, edhe gazetarët në terren.

Grupe të drejtave të njeriut thonë se më shumë se 300 vetë kanë humbur jetën, si pasojë e dhunës me motive politike në Karaçi gjatë këtij viti.

Por nuk është vetëm dhuna politike ajo, e cila ka pllakosur Pakistanin gjatë këtyre ditëve. Përmbytjet në veri të Pakistanit po marrin përmasa gjithnjë e më të mëdha.

Sipas të dhënave zyrtare deri tani kanë humbur jetën së paku 1.500 vetë.

Sipas të dhënave të OKB-së, një milion vetë kanë mbetur të pastrehë nga përmbytjet ose kanë marrë arratinë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›