Mafia e re meksikane

Mëngjesin para mbërritjes time në Zitacuaro, dikush kishte lënë trupin e shfytyruar të një djaloshi në mes të kryqëzimit kryesor. Këtë qytezë të shtetit Michoacan, në Meksikën perëndimore, njerëzit e quajnë "gjuha e kufomave".
Në shumicën e rasteve bëhet fjalë për një trup të gjymtuar - apo për një grup kufomash të gjymtuara apo vetëm për një kokë - të shoqëruar nga një pusullë e shkruar me shkrim dore: "ka folur shumë", "kështu mësoni respektin", "Çdokush merr atë që meriton". Në një fotografi të botuar nga një e përditshme e Zitacuaro, krahët, këmbët dhe trungu i viktimës ishin të shpërndara në asfalt. Nuk kishte pusullë, por mesazhi ishte shumë i qartë dhe të gjithë e dinin kush ishte autori: Familja Michoanase, një organizatë kriminale që i ka degët të shtrira në të gjithë rajonin.
Do të doja të intervistoja njerëzit e policisë, por dikush më këshilloi që të mos i lajmëroj për mbërritjen time në qytet: ata do të kishin njoftuar "los malosos" - të këqijtë - dhe do u kishin thënë që vija vërdallë dhe bëja pyetje.
Presidenti meksikan, Felipe Calderon u ka shpallur luftë trafikantëve të drogës, menjëherë pas fillimit të mandatit të tij, në dhjetor të vitit 2006. Ishte një lëvizje që kishte efekt. Edhe pse narkotrafiku në shkallë të gjerë ekzistonte prej dekadash, në ato vite dhuna që lidhej me tregtinë e drogës ishte rritur shumë. Së pari, Calderon dërgoi në Michoacan 6500 ushtarë dhe agjentë federalë. Më pas dërgoi ushtarakët edhe në pika të tjera të nxehta, si Acapulco në shtetin e Guerreros dhe Tijuana dhe Ciudad Juarez në kufirin me SHBA-në. Sot, në rrugët dhe fshatrat meksikanë janë 50 mijë ushtarë dhe 20 mijë agjentë federalë, por të vdekurit nga përleshjet vazhdojnë të rriten në numër. Që nga dita kur Calderon shpalli luftë, kanë vdekur më shumë se 23 mijë vetë. Pesëmijë vetëm gjatë vitit 2010.
Inseguridad, siç e quajnë meksikanët, tashmë është përgjithësuar dhe droga ka rrëshqitur në fundin e listës së shqetësimeve të qytetarëve, pas rrëmbimeve, zhvatjes, torturave, vrasjeve, korrupsionit dhe thjesht frika për të dalë nga shtëpia. Organizatat e mëdha kriminale - të njohura më mirë si kartele, edhe pse në realitet nuk bëjnë marrëveshje mes tyre për të fiksuar çmimet - fitojnë ende miliarda nga prodhimi, kontrabanda dhe shitja e drogës, por kanë diversifikuar me sukses veprimtarinë e tyre. Një hetim i kohëve të fundit ka treguar që në Michoacan, 85 për qind e kompanive të ligjshme janë në njëfarë mënyre të lidhura me Familjen. Disa analistë kanë filluar ta quajnë Meksikën një "shtet të dështuar". Një gjykim ndoshta i parakohshëm. Ndërsa shprehja "shtet i burgosur" nuk është ekzagjerim kur mendon dinamikat e pushtetit që janë duke u përvijuar. Dhe korrespondon me idenë që krijohet pasi ke kaluar dy muaj në Michoacan.
"Familja bën ligjin", më ka thënë një drejtor shkolle i Zitacuaros. "Ndoshta më shumë se shteti. Nëse duhet të marrësh mbrapsht një borxh, shko tek ata. Marrin një përqindje, por të jesh i sigurt që do i ri-gjesh paratë e tua. Policia punon për ta. Kur arreston dikë nuk e dërgon në rajon, por tek krerët e familjes".
Drejtori, që më kërkoi të mos ia zbuloj emrin, e kish fjalën për policinë lokale. Njerëzit, më shpjegoi, kanë frikë nga ata, por edhe nga policia federale, nga ushtria dhe nga marina. Por forcat e rendit nuk punojnë direkt për los malasos. Në korrik të vitit 2009, drejtoria e përgjithshme e policisë federale u sulmua nga njerëzit e Familjes të armatosur me automatikë dhe granata. Një mëngjes kalova nga godina, që edhe sot është e mbushur me vrima plumbash, pa dritare, e karbonizuar dhe e braktisur. Shoferi më konfirmoi sulmin. Shtoi edhe që dy agjentë kishin humbur jetën. E pyeta se kush e kish organizuar atentatin.
Për një moment mori një shprehje si të përhumbur. Në fund, duke mërmëritur, më tha: "Los otros". Të tjerët.
Mes organizatave meksikane që menaxhojnë trafikun e drogës, Familja është e mbërritura e fundit. U shfaq në kronikat kombëtare për herë të parë në shtator të vitit 2006, atëherë kur pesë koka të prera u rrotulluan në pistën e vallëzimit në një klub nate të quajtur Sol y Sombra, në Uruapan, në pjesën perëndimore të shtetit. Porosia që kishin lënë vrasësit thoshte: "Familja nuk vret për para, nuk vret gratë dhe të pafajshmit. Vret vetëm ata që meritojnë të vdesin. Të gjithë duhet ta dinë: kjo është drejtësia hyjnore".
Në porositë e lënë tek kufomat, Familja përmend shpesh drejtësinë hyjnore. Duket sikur pjesëtarët e saj kanë detyrimin që të marrin me vete një Bibël, apo, në raste të tjerë, një vëllim të vetë-botuar të epigrameve të Nazario Moreno Gonzales, kreu i njërës prej bandave që ndryshe e thërrasin El Chayo o El Mas Loco (më i çmenduri). Thuhet se vetë El Chayo u frymëzua nga kristianizmi agresiv i evangjelistit amerikan John Eldredge, autor i "I egër në zemër", një manual që tregon si të bëhesh një luftëtar i përsosur i Perëndisë. Libri, që është përkthyer në spanjisht, studiohet në vendet e stërvitjes së familjes.
Përveç se një frymë gjysmë fetare, daljet publike të organizatës përmbajnë edhe një porosi politike. Kohë më parë, Familja kish blerë një hapësirë publicitare në dy gazeta të përditshme që shpërndahen në të gjithë vendin. Porosia, me titullin "Kush jemi ne", fillonte kështu: "Punëtorë në rajonin e Tierra Caliente në shtetin e Michoacan, të vendosur që t'i japim fund shtypjes dhe poshtërimit që jemi të detyruar të provojmë nga ana e atyre që kanë pasur gjithmonë pushtetin".
Kohët e fundit, një fraksion i familjes ka filluar të lërë porosi në kufoma ku shkruhet "La resistencia". Një funksionar amerikan që vetë punon në qytetin e Meksikos më tha: "Familja po fillon t'i ngjajë më shumë një grupi të armatosur rebelësh se sa një karteli".
Por vena e narkotrafikut mbetet e fortë në organizatë. Aktivitetet kryesore të saj janë trafiku i marijuanës dhe lulja e opiumit, të kultivuara mbi të gjitha në Sierra Madre del Sud, vargmali në jugperëndim të Michoacan. Merret dhe me kristalet e amfitaminës, prodhuar në laboratorë klandestinë po në mes atyre maleve dhe zonave përreth tyre. Kokaina mbërrin përgjithësisht nga deti, mbi të gjitha nga Kolumbia dhe nga Peruja, dhe hyn në Meksikë përmes plazheve dhe gjireve të shumtë apo direkt nga porti industrial Lazaro Cardenas. Pjesa më e madhe e drogës shkon në veri, në SHBA, atje ku familja ka një rrjet të jashtëzakonshëm shpërndarjeje.
Po i afroheshim Apatzinganit, qyteti kryesor i territorit të Tierra Caliente. Sipas shokëve të mi të udhëtimit - një funksionare politike në rajon që do ta quaj Veronica Medina dhe Isaac Reyes, gazetar i një agjencie në internet - gjatë tridhjetë kilometrave të fundit disa roja të Familjes kishin ndjekur udhëtimin tonë duke regjistruar edhe targën.
"Për fat të mirë jemi me mbretëreshën e jugut", më tha Reyes. E kish fjalën për Veronica Medinan. Mbretëresha e jugut është titulli i bestsellerit të Arturo Perez-Reverte, që flet për narkotrafikun në Meksikë dhe Medina është - mes të tjerave - një sipërmarrëse e suksesshme në Apatzingan, e njohur për angazhimin e saj politik. Ka një elegancë mbresëlënëse si dhe një superioritet imponues në qasje. Reyes shpresonte se prestigji i saj do të na shmangte telashet. Postblloqet rrugorë të ushtrisë na e ngadalësonin rrugëtimin tonë.
Atëherë kur komandonte Familja, më tha Medina, askush nuk mundej të gabonte. As nuk duhej ta mbyllje me çelës derën kur shkoje të flije. "Nëse të gjenin të dehur në një vend publik, të merrnin, të ulnin pantallonat dhe të rrihnin me shkop".
Torres, një vajzë e re që drejton edhe një gazetë të përjavshme, e priti ngrohtë Reyesin. Zyra e saj ishte plot. Në një mur ndodhej një portret i guvernatorit të Michoacan, Leonel Godoy, por gjëkundi nuk kish gjurmë të Felipe Calderonit. Të jesh guvernator në Michoacan sot, do të thotë të jesh i rreshtuar. Godoy dhe Caldeorn u përkasin partive kundërshtare dhe vitin e kaluar Calderon e nisi fushatën e tij ushtarake pa e lajmëruar më parë Godoyn, që e quajti "një pushtim". Dy funksionarë të lartë, mes të cilëve këshilltari i parë i kryeprokurorit, u arrestuan. Edhe vëllai nga babai i guvernatorit, një deputet, është ende në kërkim. Shumë prej të arrestuarve, më pas u liruan.
Torres më shoqëroi jashtë zyrës së saj në një tarracë të qetë me pamje nga sheshi qendror i Apatzinganit. "Prej këtu, dikur shihnim krerët e Familjes", më tha duke ndezur një cigare dhe duke më treguar me një shenjë të kokës sheshin e shkretë tashmë. Vinin në darkë me kuaj. Organizonin festa të mëdha me artistë të mrekullueshëm si të ftuar. Vallëzohej dhe këndohej. El Chayo është një xhentëlmen, shumë i edukuar. Jo shumë i gjatë. "Ka një prani imponuese".
Rritja e madhe e kriminalitetit të organizuar në Meksikë, në dhjetë vitet e fundit, i atribuohet shpesh shumëfishimit të partive. Nga 1929 deri në 2000, vendi praktikisht u qeveris nga një forcë e vetme politike, Partia Revolucionare Institucionale (PRI). Narkotrafikantët pasuroheshin, por kishin raporte të vendosura me autoritetet. Periodikisht, zakonisht me kërkesë të SHBA-së, kryheshin fushata kundër drogës që rezultonin farsa, duke pasur parasysh penetrimin e kriminalitetit të organizuar në institucione.
Gjërat ndryshuan në vitin 2000, kur Vicente Fox, i Partisë së Veprimit Kombëtar, mundi kandidatin e PRI-së për Presidencën. Nisi një tranzicion demokratik i paprecedentë, që shpërbeu rrjetet e vjetër klientelistë, duke krijuar një boshllëk të madh pushteti. Politikanët, që vinin nga parti të reja kishin nevojë për fonde për fushatat e tyre. Dhe zotërinjtë e drogës ishin gati që t'i ndihmonin. Konfliktet mes bandave, tashmë pa ndërmjetësimin e PRI u shpeshtuan. E ashtuquajtura "pax mafiosa" mori fund. Administrata e Fox arrestoi shumë narkotrafikantë dhe disa bosë, duke përfshirë Joaquin El Chapo Guzman Loera, kreu i kartelit të Sinaloas, i cili u arratis nga një burg i sigurisë së lartë në vitin 2001. Por, Meksika post-PRI ishte në kaos dhe qeveria nisi të humbasë terren.