E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banoret e pallatit te shembur: Na genjyen per demshperblimin

Gjirokaster- Tragjedia e 9 nentorit ne lagjen "11 Janari" te Gjirokastres, ku pas shembjes se nje pallati 5-katesh vdiqen tre banore, duket se eshte harruar shume shpejt. Te 13 familjet te cilat mbeten te pastreha nga shembja, duket se nuk kane me shprese per marrjen e demshperblimit. Pas gati nje muaji, trokitjesh neper zyrat e shtetit me dokumente ne duar, banoret e ish-pallatit nuk e kane marre ende demshperblimin e premtuar prej 3 milione lekesh. "Mendoj se nuk kemi per t'i marre ato leke te premtuara te demshperblimit dhe me vjen keq te mendoj se na kane genjyer kur na premtuan", thote Sokrat Papadhopulli, njeri prej banoreve te pallatit qe u shemb ne daten 9 nentor 2008, si shkak i ndertimit te nje godine te re prane tij. Aktualisht keto familje kane mbetur pa strehe, nderkohe qe jetojne tek te afermit e tyre, ose jane akomoduar ne shtepi te marra me qira. "Ndihmat e dhena deri tani ishin parashikuar vetem per te paguar qirane e muajit dhe ushqimet", vijon Papadhopulli, i cili shprehet se me te ardhurat e pensionit qe merr aktualisht nuk mund te perballoje koston e jeteses. Demi i perllogaritur si shkak i shembjes se pallatit 5-katesh, kap shifren e 80 milione lekeve. "Do te ishte mire qe shuma e premtuar te na jepej sa me shpejt, ne menyre qe edhe ne te siguronim nje strehe ku te fusnim koken", perfundon Papadhopulli.

B.Kore


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›