Greqi, rrëmbehet i riu shqiptarFamilja: Na kërkojnë 25 mijë euro
TIRANE - Një i ri shqiptar është rrëmbyer dhe po mbahet peng në Kretë të Greqisë. Denoncimi i rrëmbimit është bërë mbrëmjen e djeshme (18 maj) në redaksinë e TV A1 Report dhe Shqiptarja.com nga familjarët e Klodian Markut, 19 vjeçarit të rrëmbyer por edhe nga Kandidati për deputet i PS në qarkun e Durrësit Artur Bushi.
Vëllai i Klodianit, Gerald Marku tha për TV A1 Report se vëllai i tij është marrë peng nga pronarët e një shtëpie të cilët prentedojnë se janë grabitur nga ai. Sipas tij pengmarrësit pretendojnë se Klodiani i ka grabitur shtëpinë, dhe kërkojnë 25 mijë euro në këmbim të lirimit, ndryshe kanë kërcënuar se do ta ekzekutojnë brenda 24 orëve. Marku bën apel për ndihmë dhe i kërkon ambasadës shqiptare në Greqi të ndërhyjë pasi vëllai i tij është i pafajshëm dhe nuk është ai përgjegjës për grabitjen.
SI KA NDODHUR REMBIMI
Sipas denoncimit 19 vjeçari i rrëmbyer është Klodian Marku. I riu po mbahet peng në një zonë malore të Kretës në Greqi, nga pronarët e një shtëpie, që pretendojnë se ai i ka grabitur. Klodian Marku është arrestuar nga policia greke para disa ditësh si i dyshuar për grabitje banese por më vonë është deklaruar i pafajshëm, ndërkohë pronarët e shtëpisë së grabitur pavarësisht se ai është liruar nga akuzat e bëjnë atë përgjegjës për grabitjen.
DENONCIMI I KANDIDATIT PER DEPUTET
Kandidati për deputet i PS në qarkun e Durrësit Artur Bushi ka pohuar mbrëmë për TV A1 Report se një qytetar e ka marrë në telefon dhe i ka kërkuar ndihmë sepse i kanë rrëmbyer vëllain, 19 vjeç në Kretë, pasi familja ku ai banon, pretendon se i vëllai i ka grabitur shtëpinë, dhe kërkojnë 25 mijë euro në këmbim të lirimit, ndryshe kanë kërcënuar se do ta ekzekutojnë brenda 24 orëve.
FAMILJA MARKU: KLODIANI PO MBAHET PENG NA NDIHMONI
Disa minuta pas denoncimit të Kandidati për deputet i PS në qarkun e Durrësit Artur Bushi për rrëmbimin e Klodian Markut redaksia e TV A1 Report (po mbrëmjen e 18 majit) ka marrë një telefonatë nga familja e këtij të fundit. Vëllai i Klodianit, Gerald Marku ka bërë apel për ndihmë në TV A1 Report dhe ka thënë se vëllai i tij është i pafajshëm dhe se nuk është ai përgjegjës për grabitjen.
“Vëllai po mbahet peng, pengmarrësit kërkojnë t’i paguajmë 25 mijë euro brenda 24 orëve ose ata do ta vrasin Klodianin. Ju lutem lajmëroni Ambasadën shqiptare në Greqi, policia greke nuk është në dijeni për rrëmbimin e Klodianit, ajo duhet ta marrë në mbrojtje atë pasi ai është i pafajshëm.”- tha Gerald Marku.
Më pas apelin për ndihmë e ka bërë nëna e Klodian Markut. Ajo ka deklaruar për A1 Report se dhe familja ku jetonte djali i tyre po mbahet peng dhe po torturohet nga rrëmbyesit dhe se ata nuk kanë mundur të denoncojnë në policinë greke ngjarjen. Nëna e Klodianit përsëriti apelin për ndihmë dhe duke thënë se ai nuk ka dorë në grabitjen e shtëpisë së rrëmbyesve.
Redaksia Online
(b.m/sg/shqiptarja.com)