Zgjedhjet, 400 të dënuar pa karta identiteti, rrezikojnë të mos votojnë më 23 qershor
TIRANE- Jo pak, por 400 të dënuar dhe të paraburgosur rrezikojnë të mos votojnë në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit, pasi nuk janë të pajisur me karta identiteti. Pavarësisht se bëhet fjalë për një kohë fare të shkurtër, Arben Tusha, Drejtor Juridik në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, garanton se në bashkëpunim me kompaninë "Aleat" do të bëhet e mundur pajisja e këtyre personave me dokumentin e identifikimit.
Në një intervistë për "GSH", Tusha deklaron se të gjithë të dënuarit apo të paraburgosurit ku nuk do të hapen qendra votimi, do të bëhet shoqërimi i tyre në qendrën më të afërt të votimit, me qëllim që të shprehin vullnetin e tyre.
Z.Tusha, në ç'fazë kanë arritur përgatitjet për zhvillimin e një procesi normal votimi në ambientet e burgjeve dhe paraburgimeve në vend? Procesi i pjesëmarrjes së të dënuarve dhe të paraburgosurve në zgjedhjet e përgjithshme të 23 qershorit, ka ecur në mënyrë intensive në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve dhe të gjitha institucioneve të varësisë. Kemi arritur që brenda afatit të përcaktuar në Kodin Zgjedhor të dërgojmë të gjitha listat e të dënuarve dhe të paraburgosurve pranë zyrave të gjendjes civile të njësive vendore, duke bërë rifreskimin e vazhdueshëm, duke pasur parasysh hyrjet dhe daljet në këto institucione. Paralelisht me këtë proces, nga ana jonë është punuar edhe për pajisjen e të dënuarve dhe të paraburgosurve me kartat e identitetit, duke qenë se një pjesë e konsiderueshme janë të ardhur rishtazi në këto institucione. Aktualisht, deri para rreth dhjetë ditësh ishin rreth 600 të dënuar dhe të paraburgosur që nuk dispononin karta identiteti, pra që nuk kishin aplikuar fare. Këtë numër ne e kemi nxjerrë në bashkëpunim të ngushtë me Drejtorinë e Përgjithshme të Gjendjes Civile. Ky numër nga dita në ditë ka ardhur në rënie, tashmë është rreth 400, për shkak se shumë institucione i dërgojnë të dënuarit dhe të paraburgosurit që të aplikojnë në qendrat e aplikimit. Në përfundim, në ato institucione ku numri do jetë i konsiderueshëm, në bashkëpunim dhe me kompaninë "Aleat" do bëhet e mundur që të shkohet pranë këtyre institucioneve, që të dënuarit apo të paraburgosurit të aplikojnë për t'u pajisur me karta identiteti. Koha është mjaft e shkurtër, ndërkohë që sikurse theksuat, janë afro 400 persona në konflikt me ligjin që nuk disponojnë karta identiteti.
A mendoni se do të mund ta përmbyllni këtë proces dhe këta persona të privuar nga liria do arrijnë të ushtrojnë të drejtën për të votuar më 23 qershor?
Patjetër. Procesi i pajisjes me karta identiteti i të dënuarve dhe të paraburgosurve do përfundojë brenda afateve të përcaktuara, me qëllim që ata të marrin pjesë në zgjedhjet e 23 qershorit.
Sa i përket hapjes së qendrave të votimit në burgje, si veprohet, për shkak se kemi të bëjmë me institucione disi specifike?
Siç theksova më lart, sa i përket listës së zgjedhësve është një proces i mbyllur. Në një pjesë të konsiderueshme të institucioneve do të hapen qendra votimi. Kodi Zgjedhor ka përcaktuar numrin se sa të dënuar dhe të paraburgosur duhet të ketë një institucion që të hapet një qendër votimi. Në rreth 18 apo 19 institucione do të hapen qendra votimi. Për pjesën tjetër do ketë bashkëpunim me KZAZtë e zonave që procesi të përmbyllet me sukses.
Po në institucionet ku nuk do të hapen qendra votimi, të dënuarit nuk do të arrijnë të votojnë, apo do t'i shoqëroni jashtë institucioneve për të ushtruar të drejtën e tyre?
Patjetër. Në ato institucione ku nuk arrihet numri për të hapur qendra votimi, të dënuarit apo të paraburgosurit shoqërohen jashtë institucionit dhe bëhet e mundur pjesëmarrja e tyre në votime.
Shoqërimi i kësaj kategorie, përbën ndonjë rrezik potencial për sigurinë, për shkak se mes personave në konflikt me ligjin, mund të ketë dhe nga ata që kanë kryer krime të rënda?
Nuk përbën problem, pasi në ato institucione ku nuk hapen qendra votimi, normalisht ka më pak se 15 persona që janë në privim të lirisë. Është numër i vogël, jo i konsiderueshëm, çka bëhet lehtësisht shoqërimi i tyre për në qendrat e votimit jashtë institucioneve.