E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqi, rrezohet helikopteri ushtarak, vdes ekuipazhi

 

ATHINE-Një helikopter i ushtrisë greke u rrëzua dje gjatë një manovre ushtarake duke shkaktuar vdekjen e dy pjesëtarëve të ekuipazhit. Lajmin e konfirmoi sot Ministria greke e Mbrojtjes. ''Dy pjesëtarët e ekuipazhit të helikopterit tip 'Apache' u gjetën të djegur pranë zonës së rrëzimit. Në bord nuk kishte persona të tjerë'', tha një zyrtar i ministrisë së Mbrojtjes lidhur me ngjarjen. Nuk ka ende njoftime për shkakun e rrëzimit që u shoqërua edhe me një shpërthim të fuqishëm
Marsin e kaluar, tre persona humbën jetën pas rrëzimit të një tjetër helikopteri ushtarak, tip ''Huey'', në Selanik.
(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›