Basha sot në Vjenë, raporton para OSBE-së
Shefi i diplomacisë shqiptare, Lulzim Basha në Vjenë për të raportuar progresin e Shqipërinë në Këshillin e Përhershëm të OSBE-së. Ky organizëm mblidhet një herë në javë për të diskutuar mbi zhvillimin e 56 vendeve anëtëre në OSBE.
VJENE- Ministri i Jashtëm shqiptar Lulzim Basha ndodhet sot në Vjenë ku do të flasë sot paradite para Këshillit të Përhershëm të OSBE-së.
Ministri pritet të fokusohet në progresin e Shqipërinë drejt integrimit euroatlantik, marrëdhëniet me OSBE-në dhe angazhimet në të adhmën me këtë organizatë, duke përfshirë dhe prezencën e OSBE-së në Shqipëri.
Pas fjalës kryediplomati shqiptar do të mbajë një konferencë për shtyp.
Këshilli i Përhershëm i OSBE mblidhet një herë në javë për të diskutuar mbi zhvillimin e 56 vendeve anëtëre në OSBE.
(s.g/BalkanWeb)