E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, seks i pambrojtur, deri tani 5 meshkuj të prekur me AIDS

ATHINE - Prostitutat e prekura nga sëmundja vdekjeprurëse AIDS e kanë përcjellë virusin edhe te klientët e tyre. 

Të dhënat e para që vijnë nga Qendra e parandalimit të sëmundjeve infektive (KEELPNO) janë shokuese. 100 nga meshkujt, të cilët kishin patur marrëdhënie seksuale të pambrojtura me prostitutat e prekura nga AIDS, iu nënshtruan analizave dhe testeve. 

5 prej tyre rezultuan të prekur nga AIDS, për shkak të kryerjes së marrdhënieve seksuale pa prezervativë.

Deklaratën e bëri vetë ministri i Shëndetësisë Andreas Loverdhos, i cili ka theksuar se do të vazhdojnë kontrollet. 

Gjatë ditëve të fundit, pas arrestimit të 17 prostitutave të prekura nga AIDS, më shumë se 6 000 burra kanë telefonuar në KEELPNO dhe kanë deklaruar se kanë bërë seks pa mbrojtje me prostitutat.

 Nga këta, 85-90% janë grekë, ndërsa pjesa tjetër janë të huaj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›