Dita e Europës, Basha: Maji, muaji europian, të vrapojmë drejt BE
TIRANE - Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë një sërë hapash dhe do të luajë një rol të rëndësishëm, në bashkëpunim me delegacionin e KE, me partnerët, presidencën europiane, jo vetëm në përkujtimin e ditës së shënuar të 9 majit, Ditës së Europës, por për të thelluar më tej bashkëpunimin thelbësor me BE-në në të gjitha fushat, me synim zhvillimin ekonomik të kryeqytetit.
Kryebashkiaku Lulzim Basha e konsideroi muajin maj të rëndësishëm për Tiranën, pasi është muaji europian, i cili përkon edhe me 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.
Në këtë muaj të Europës, sipas Bashës, do të hidhet një hap domethënës përpara si: prezantimi para grupit strategjik dhe publikut të draftplanit urbanistik dhe përfundimin e procesit të konkurrimit për bulevardin e ri dhe lumit të Tiranës.
" Sot ne vrapojmë të lirë në të gjithë zonën Shengen pa viza, si qytetarë europian të barabartë me qytetarët e tjerë dhe kështu po njohim, po përjetojmë standardin europian anembanë Europës. Sot e kemi më të lehtë të kuptojmë se çfarë sfidash na presin që këtë standard europian ta bëjmë realitet të përditshëm për çdo qytetar dhe këtu duhet t’i përqëndrojmë energjitë tona pozitive, optimizmin tonë, në arritjen e standardit në shkollat tona, rrugët, cilësinë e jetës dhe në mundësitë që do t’u ofrojmë qytetarëve , të rinjve për mirëqënie, nëpërmjet punësimit, zhvillimit ekonomik", u shpreh Basha.
Sot në Ditën e Evropës, në Shqipëri, ashtu si edhe në të gjithë vendet e Bashkimit Evropian dhe në Kosovë, po zhvillohen aktivitete të shumta, që kanë për qëllim që koncepti i Evropës t'u afrohet qytetarëve.
Kjo ditë në kryeqytet nisi të festohet me aktivitetin "Vrapo drejt Evropës”, ku mori pjesë Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, Ambasadori i Bashkimit Evropian, Ettore Sequi, ambasadorë të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe qytetarë të Tiranës, të cilët ndoqën garën me biçikleta në drejtim të sheshit "Nënë Tereza" dhe një garë vrapimi.
(er.nu/BalkanWeb) Lidhje te tjera Sot Dita e Europës, vrap dhe çiklizëm në kryeqytet