Autostrada Durrës-Kukës, koncesioni në tetor, pas sezonit turistik
TIRANE - Tenderi për mirëmbajtjen e rrugës së Kombit Durrës-Kukës, do të zhvillohet në muajin tetor, pas mbarimit të sezonit turistik. Ministria e Transporteve ka vendosur që turistët që do t'i drejtohen bregdetit shqiptar nuk do të paguajnë këtë vit për shfrytëzimin e autostradës Durrës-Kukës.
Pas kësaj, çdokush që do të kalojë në rrugën Durrës-Kukës do të paguajë një taksë, e cila do të përcaktohet në varësi të ofertave më të mira.
Zëvendësministri i Transporteve, Ernest Noka, është shprehur për mediat se janë 5 kompani të huaja që kanë kaluar fazën parakualifikuese nga ministria e Transporteve.
Referuar dokumentacionit të tenderit, koncesionari ka detyrim të investojë 80 milionë euro dhe do të jetë përgjegjës për operimin dhe mirëmbajtjen e autostradës si dhe për operimin dhe mirëmbajtjen e tunelit të Thirrës.
"U kemi dhënë një kohë prej rreth 4 muajsh këtyre kompanive të parakualifikuara për të vëzhguar terrenin, për të vëzhguar vetë rrugën, nevojat që ka kjo rrugë, për shtimin e disa kryqëzimeve apo për ndërtimin e një tuneli të vogël së bashku me urën kryesore mbi liqen në hyrje të Kukësit. Diku nga tetori do të jetë tenderi përzgjedhës, si dhe operuesit e ndërtuesit më të mirë", shprehet Noka.
Pranë ministrisë së Punëve Publike dhe Transportit, paraqitën interes për pjesëmarrjen në tender 5 kompani ndërkombëtare, konkretisht, Strabag&Intertoll Consortium, J&P-Avax&Egis Consortium, Hochtief PPP Solution GMBH, Autostrada Brescia-Verona-Vicensa-Padova, Vinci Concessions SAS-Aktor Concessions SP.
Në kërkesë parashikohet që koncesionari, subjekt i një sërë standardesh performance, do të jetë përgjegjës për operimin dhe mirëmbajtjen e autostradës, duke përfshirë dhe mirëmbajtjen e tunelit të Thirrës, 5.6 km të gjatë, me dy korsi, operimin e një stacioni për mbledhjen e tarifës, dublimin e një segmenti 26 km të gjatë të autostradës si dhe ndërtimin e disa strukturave shtesë.
(er.nu/BalkanWeb)