Presidenti, Rama: Nga procesi varet rrugëtimi europian, Idrizi: Të jetë faktor uniteti
TIRANE - Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama vijon turin e takimeve me krerët e partive parlamentare që i janë përgjigjur ftesës së tij publike, për të diskutuar në lidhje me zgjedhjen e presidentit të ardhshëm të vendit. Pas takimit me ish-aleatin e tij Ilir Meta, kryesocialsti Rama zhvilloi sot një takim me kryetarin e PDIU-së Shpëtim Idrizi. Ashtu sikurse takimi me Metën, edhe takimi Rama-Idrizi u zhvillua në ambientet e ‘Hotel Sheraton’ në kryeqytet, në praninë edhe të kreut të grupit kuvendor socliast Gramoz Ruçi.
Rama: Jemi angazhuar që të hapim dialog
Në përfundim të takimit, kryesocialisti Rama theksoi edhe njëherë rëndësinë e dialogut mes të gjithë faktorëve, për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit, për të mos humbur mundësinë e marrjes së statusit kandidat gjatë këtij viti.
“Duam që të eksplorojmë çdo mundësi për të ndërtuar një proces dhe pastaj nga procesi të shkojmë tek emri dhe jo anasjelltas. Qëllimi ynë është t’i përgjigjemi kësaj sfide madhore për Shqipërinë, pasi nga mënyra se si do të zgjedhim presidentin varet statusi kandidat, rrugëtimi yne europian.”- u shpreh Rama.
Më tej shefi i opozitës deklaroi se PS-ja mbetet e angazhuar për të hapur dialog, dhe siç tha ai “dialogu për çështje politike të një rëndësie madhore nuk zgjidhet në llogore.”
“Pavarësisht se kush është ai që kemi përballë, për ne me rëndësi janë parimet dhe vlerat që duhet të ndërtojmë në këtë proces dhe përgjithësisht diskutimi fokusohet në të njëjtat pika.”- përfundoi Rama.
Idrizi: Presidenti, shprehje e identitetit kombëtar
Pas përfundimit të takimit me kreun e PS-së Edi Rama, kreu i PDIUS-së Shpëtim Idrizi deklaroi se për forcën politike që ai drejton ka rëndësi që Presidenti i ri i vendit të zgjidhet me frymën e dialogut, të jetë konsensual dhe të shprehet qartë për cështjen came.
“Presidenti i ardhshëm të shprehet qartë për cështjen came. Nuk folëm për emra por për nevojën për dialog, rëndësi ka që presidenti të jetë gjithëpërfshirës. Person që e lexon dhe zbaton kushtetutën”, tha ai.
Idrizi shtoi se Presidenti i ri, duhet të jetë “shprehje e unitetit kombëtar”.
8 maj/Rama-Meta: Takimi ishte konstruktiv
Një ditë më parë dy ish-miqtë e vjetër, kreu i PS-së, Edi Rama dhe ai i LSI-së, Ilir Meta u ritakuan, pas rreth 4 vitesh mëri mes njëri-tjetrit.
Më në fund interesi për integrimin e vendit, siç deklaruan ata, dhe zgjedhja e një presidenti konsensual ka bërë që të takohen, duke lënë mënjanë grindjet e paszgjedhjeve të vitit 2007. Biseda në fakt nuk ka zgjatur shumë, afërsisht 50 minuta, ndërkohë që për mediat, kreu socialist Rama tha : “Ne s’mund të predikojmë proces, nuk mund të predikojmë dakordësi, nuk mund të predikojmë një konsensus të nevojshëm dhe të domosdoshëm sot për vendin duke qëndruar në llogoren tonë dhe duke bërë sehir llogoren e qeverisë. Kështu që, është koha për të komunikuar me të gjithë”.
I pyetur nga media rreth bisedës që ai i shoqëruar nga Gramoz Ruçi, dhe Meta i shoqëruar nga Petrit Vasili zhvilluan në hotel “Sheraton”, Rama tha se: “Shqipërisë i duhet sot, një President, i cili të garantojë në radhë të parë kapërcimin e kësaj prove jashtëzakonisht të rëndësishme për të marrë statusin e kandidatit”. “Ne do të bëjmë gjithçka kemi në dorë duke vënë në dispozicion të gjitha energjitë tona, pikërisht në emër të kësaj kërkese që është e gjithanshme”, - deklaroi Rama.
Nga ana e tij, kreu i LSI-së, Ilir Meta theksoi se: “Ishte një takim konstruktiv dhe ne shpresojmë që ky dialog të vijojë me intensitet nëpërmjet të gjithë aktorëve parlamentarë”. “Unë e kam theksuar edhe më parë, që është shumë i rëndësishëm edhe një takim i nivelit më të lartë midis drejtuesve të PS-së dhe të PD-së por është e rëndësishme edhe një përfshirje e të gjithë aktorëve sepse kemi të bëjmë me përmbushjen e një aspirate mbarëkombëtare”, - deklaroi Meta.
(er.nu/ma.ar/BalkanWeb) Lidhje te tjera ‘Presidenti’, Idrizi: Do jetë i mazhorancës