Sekuestrohen 4.5 kg lëndë narkotike në portin e Vlorës
VLORE - Policia e Vlorës bllokoi sot pasdite në portin e këtij qyteti, 4.5 kg lëndë narkotike që dyshohet të jetë kokainë, ndërkohë që arrestoi drejtuesin e automjetit, një 27 vjeçar nga qyteti i Fierit.
Burime nga policia kufitare e këtij porti bënë të ditur se, lënda narkotike u zbulua rreth orës 17.00 në një autoveturë që do të imbarkohej në një nga tragetet e linjës detare me Brindisin, pas një informacioni të siguruar në rrugë operative. Lënda narkotike, e ndarë në 9 pako me 500 gramë secila, ishte fshehur në kroskotin e autoveturës me targa FR 9733 B, me drejtues të riun Ermal Metaj.
Policia sekuestroi lëndën narkotike dhe autoveturën, ndërkohë që arrestoi në kushtet e flagrancës 27 vjeçarin nga Fieri, ndaj të cilit rëndon akuza e trafikimit të lëndëve narkotike.
(er.nu/BlkanWeb)