Greqi, sërish përleshje në një lagje të Athinës
AthinëTridhjetë të rinj me kapuç sulmuan sot me bomba molotov një zyrë të partisë në pushtet dhe katër banka në periferi të një lagjeje në lindje të Athinës, bënë të ditur burime policore. Zjarrëfikësit fikën menjëherë zjarrin e shkaktuar nga të rinjtë në rrugën e tregut të Vironas. Të rinjtë u shpërndanë menjëherë kur policia mbërriti në vendngjarje.
Përveç të tjerash, një lëndë plasëse e përbërë nga disa pako gazi u vendos dje në mbrëmje para një zyre tjetër të partisë konservatore në pushtet ''Demokracia e Re'', në Zografos, në lindje të Athinës. Aktet e dhunës dhe atentatet janë shtuar shumë kohët e fundit në Athinë dhe Selanik që nga vdekja në muajin dhjetor e adoleshentit të vrarë nga një polic në lagjen Eksarkia, në qendër të kryeqytetit grek.