Koshtunica: Pranimi i EULEX do të thotë njohje e pavarësisë
BEOGRAD- Ish kryeministri serb Vojislav Koshtunica deklaroi se pranimi i misionit Eulex do të thotë njohje e pavarësisë së Kosovës. Koshtunica një nacionalist ekstrem, deklaroi se EULEX del nga plani Ahtisari dhe ka një mision të qartë: Të krijojë institucionet e Kosovës së pavarur. Ndaj nuk ka asnjë arsye, ligjore apo tjetër që të pranohet ky mision, -thotë lideri i Partisë Demokratike të Serbisë për gazetarët. Ai me kete rast prezantoi dhe librin e tij ‘Mbrojtja e Kosovës’ në Novi Sad. Komentet e Koshtunicës në fakt i drejtohen presidentit serb, Boris Tadic, i cili është shprehur se ka mundësi që BE dhe Serbia të bien dakord për dislokimin e EULEX në Kosovë, por ka vënë tre kushte: Misioni të marrë miratimin e OKB; të ketë qëndrim neutral për statusin dhe të mos aplikojë planin Ahtisari. Nga ana tjeter kreu i EULEX Iv de Kermabo, është shprehur se marrëveshja me Beogradin është e afërt, por nuk përmendi plotësimin e kushteve që kerkon Serbia.
(s.g/BalkanWeb)