E Diel, 1 Nëntor 2026

Rrugoret ne sulm per te bllokuar makinat pa dokumente te zyrtareve



TIRANE - Kush ka ne perdorim nje mjet te pazhdoganuar me targa te huaja ose edhe me targa shqiptare por qe ka mungese dokumentacioni duhet te mendohet mire. Policia Rrugore ka vendosur te mos toleroje me askend. Ndeshkimit nuk i shpetojne dot as makinat e zyrtareve. Ashpersimi i masave ka sjelle nje fushate per bllokimin e mijera mjeteve te parregullta qe kane mbushur pikat e bllokimit. Ne shenjester te Policise Rrugore jane dhe makinat e kolegeve te tyre. Shume prej uniformave levizin ne Shqiperi me makina pa dokumentet. E jane pikerisht keta persona qe i ndeshkojne qytetaret per mosrespektimin e ligjeve dhe mospagimin e taksave vjetore te percaktuara ne legjislacionin shqiptar. Ne fakt jane vete ata qe e shkelin ligjin me dy kembet pasi nuk paguajne detyrimet duke perfituar dhe nga pozicioni i punes. Shume zyrtare te cilet punojne ne institucione te ndryshme abuzojne duke mbajtur makina me targa te huaja apo dhe me targa shqiptare por pa dokumente.
REAGIMET
Ky fakt u theksua pak muaj me pare gjate nje takimi me perfaqesues nderkombetare ne lidhje me sigurine ne rruge dhe aksidentet. Ish-ambasadori i KE-se Helmut Lohan deklaroi gjate takimit se ne Shqiperi qarkullonin shume makina pa targa ose me targa te huaja dhe shumica prej tyre ishin ne pronesi te efektiveve te policise. Do te vazhdojne te bllokohen dhe te kalojne ne filtrin e punonjesve te policise te gjitha automjetet ne qarkullim ne territorin e vendit. Keto nese do te jene te parregullta do te marrin ate ndeshkim qe meritojne sepse nuk mund qe te vazhdojme te selektojme njerez ne qarkullim ne drejtim te mjetit - ka thene drejtori i Pergjithshem i Policise Rrugore. Drejtuesit e Policise konfirmojne se operacioni i nisur nuk do te kete afat te percaktuar kohor. Pjesa me e madhe e makinave me targa te huaja kane hyre ne Shqiperi gjate sezonit turistik.
MAKINAT E POLICEVE
Nga data 1 shtator te gjithe punonjesit e policise te cilet kane makina me dokumentacion te parregullt jane bere objekt i punes se Policise Rrugore. Urdhri i dale nga kreu i Policise ka te beje pikerisht me mjetet e tyre. Ne te cilesohet se punonjesit e policise te cilet nuk kane dokumentacion te rregullt per mjetet e tyre duhet te pajisen me keto letra para dates 1 shtator. Nese nuk realizohet kjo detyre atehere makinat e tyre do te sekuestrohen. Sipas te dhenave Burgaj ka shtuar se detyra per kontrollin e zbatimit te ketij urdhri i ngarkohet Patrulles se Pergjithshme te Policise se Shtetit dhe Drejtorise se Policise Rrugore. Punonjesit e ketyre dy strukturave duhet te ndalojne cdo mjet qe qarkullon me targa te huaja dhe pavaresisht se ata mund te prezantohen si kolege te tyre nese nuk kane dokumentacion te rregullt per makinat atehere ato do te sekuestrohen dhe do te ndiqet procedura ligjore si per te gjithe shtetasit e tjere.

Kodi rrugor
Sipas Kodit Rrugor te gjitha mjetet qe qarkullojne ne territorin shqiptar duhet te jene te pajisura me dokumentacion te rregullt qe nga zhdoganimi pagimi i taksave dhe pajisja me targa te vendit tone. Nje fakt i tille nuk eshte verejtur ne radhet e policise. Madje shkak i ketij urdhri jane bere ankesat e shumta te qytetareve qe jane drejtuar ne institucionin e Policise. Shpeshhere qytetaret jane perballur me patrulla policie qe perdornin mjete me targa te huaja dhe jo mjete policie nga ana tjeter kerkonin zbatimin e Kodit Rrugor nga ana e tyre. Sipas te dhenave ky absurditet ka e shtyre kreun e Policise te leshoje nje urdher te tille.

19 Shtator 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›