E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi shperndahen pasaporta biometrike per emigrantet

Ka më se një javë që Konsullata e Përgjithshme e Shqipërise në Selanik ka filluar shpërndarjen e pasaportave dhe kartave të identititetit. Olgert Selimi nga Elbasani është personi i 670 që ka marrë pasaportën e re biometrike.

"Marrja e pashaportes dhe aplikimi ishte nje proces i lehte,nuk pati asnje lloj problemi as nga ana e zyres dhe as nga ana ime", tha Olgert Selimi, emigrant nga Janica.

Ndërkohë Anjeza Lilollari, sekretarja teknike e konsullatës, deklaroi se stafi eshte perpjekur per te eliminuar ne maksimum kohen e procedurave per aplikim.

Konsullata ka filluar procesin e aplikimit ne 28 mars dhe sipas emigranteve shqiptare qe aplikojne, kushtet jane teper komode dhe eshte reduktuar ndjeshem koha e procedurave.

"20 dite pas aplikimit per pasaporta biometrike apo karta identiteti te interesuarit duhet te marrin ne telefon tek numri 700 700 11 03 ku do te informohen nga sekretaria se ne cfare dite duhet te paraqiten dhe ne se ka mberritur pasaporta per ta marre", tha Lilollari.

Ndërsa këshilltarja e konsullatës Adelina Zhegu bën me dije se deri në këtë kohë kanë aplikuar deri ne 1000 pashaporta biometrike dhe rreth 700 karta identiteti.Jane prodhuar rreth 700 pashaporta dhe rreth 450 leternjoftime qe shtetasit shqiptare mund te vine t'i terheqin cdo dite.
 
Cdo dite stafi kryhen nje numer te konsiderueshem aplikimesh, por konsullata informon te gjithe shtetasit shqiptare qe jetojne ne Greqine e Veriut qe te vijne cdo dite prane ambienteve komode te saj, sepse ajo u ofron me shume kapacitetete per aplikimin e pasaportave dhe te kartave te identitetit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›