E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marrezia e ambalazhit

Nuk di a ka ndonje shtetas shqiptar qe nuk perdor dhe hedh cdo dite te pakten nga nje qese plastike. Vete llogaris qe cdo dite zbraz ne plehra te pakten 12 te tilla. Ne cdo dyqan qe te shkosh cfaredo qe te blesh eshte e pamundur qe ne fund te mos ta mbeshtjellin gjene me nje qese plastike.

Dac kepuce dac paracetamol dac buke - fundi i historise eshte ambalazhimi ne plastike. Shitesit akti i mbeshtjelljes i duket bujari sikur te mos ia pranosh gati-gati ofendohet sigurisht qe eshte bujar sepse ai vete per ate cipe te shemtuar nuk paguan thuajse asgje paguan ambienti.

Disa here kam ikur pa e blere sendin pikerisht prej ketij konflikti me e tmerrshmja eshte kur ta japin edhe nje cope panine ne plastike e une detyrohem ta pyes shitesin nese edhe ne shtepi buken e kap me plastike. Me thene te drejten nganjehere habitem qe kusurin ose eurot e kthyera ne leke shitesit nuk mi fusin edhe ato ne qese plastike.

Por se mos jane vetem qeset. do dite konsumojme edhe shishe plastike te ashtuquajturit bidone bidone dikur quheshin vetem mbajtesit e medhenj metalike p.sh. per ujin koka-kolen etj. Edhe keto njesoj si qeset jane vetem njeperdorimshme e shumta dy kur ia jep ndonje fshatari per te shitur qumesht.

Po se mos jane vetem qeset dhe bidonet. Edhe kartonet ku shitet qumeshti lengu i frutave vera etj. jane njeperdorimshme dhe te gjitha perfundojne po ne nje vend te koshi i plehrave. Ky zakonisht ne shtepite tona ndodhet nen lavaman. E kemi nje ndjenje lehtesimi kur zhdukim ambalazhin qe na sherbeu vetem per te mbajtur mall nga dyqani ne shtepi poshte lavamanit.

Por lehtesimi me i madh eshte kur qesen e madhe te mbushur kryesisht me qese me te vogla me ca mbetje ushqimi me ilace te skaduara me bateri te vjetra dhe 20 felliqesi te tjera e marrim dhe e hedhim te kazani i madh i plehrave qe ndodhet ane rruges. Kur e kemi vervitur mundesisht me zhurme prodhimin tone te dites ne ate kazan se brendshmi degjojme nje ahh clirimi dhe vetja na duket si e pastruar ndergjegjja e qete gati-gati sikur kemi bere dush pas nje pune gjithe djerse.

Kjo qetesi vjen sidomos ngaqe ne qytetet tona ka disa vjet qe plehrat largohen rregullisht. Na hiqen sysh si te thuash. Edhe qente e macet jane pakesuar qysh nga ajo kohe rrotull kazaneve. Askush se lodh me mendjen se cu bene gjithe ato qese e bidone e kuti qe konsumuam gjate dites.

Dikur ne te Tiranes edhe na vriste ndergjegjja kur kalonim prane Sharres varrezave kombinatit dhe shihnim tymin helmues qe nderej mbi gjithe ate rajon te kryeqytetit pasi plastika digjej nen qiell te hapur por tani dhe tymi i djegieve plastike eshte zhdukur sepse bashkia ka disa kohe qe ato i gropos nen toke.

Po nen toke qe u zhduk plastika mos u be gje pleh per pjellorimin e tokes Joo perkundrazi. Le qe plastika e cila prodhohet nga polimeret e naftes do dhjetera vjet te shperbehet e kur shperbehet leshon ne mjedis substanca toksike. D.m.th. nese e fshehim nen toke nuk e kemi zhdukur vetem e kemi futur ne nje si purgator dhe nje dite te bukur ajo na hyn me keto substanca ne ujerat nentokesore te cilat i pime vete ose i pine kafshet shtepiake dhe joshtepiake.

Ky ishte rasti me i mire qe bashkia e nje qyteti i merr mbetjet tona te perziera plastike pelena me te dhjera prezervative ilace te skaduara bateri vajra te djegura etj. dhe i kall ne nje landfill. Mosdepertimi i substancave helmuese nga ky landfill ne toke varet prej izolimit te tij por edhe izolimi me i mire nje dite epet perfytyroni sa shpejt epet ne Shqiperi pra dikur masa qe futem me aq lehtesim nen lavaman do te shperbehet ne natyre me elementet e veta johelmuese dhe helmuese.

Tani te marrim rastin me te zakonshem te ne shumica e bashkive e komunave dhe individeve mbeturinat e qyteteve fshatrave familjeve te tyre nuk i groposin ne landfille por i hedhin te hapura ne natyre. Kushdo qe ka ecur pak ane nje fshati ka pare plehrat e tij ne nje djerrine anesore ndersa kur fshati a qytetthi e ka nje lume plehrat ku mbisundon plastika hidhen ne faqet e ketij lumi.

Ne dimer lumi fryhet dhe i merr plastikat me vete. Kur ulet ne pranvere e vere del se qeset bidonet dhe ambalazhet e tjera i ka lene ne pjesen me te vogel brigjeve te tij ose maje shkurreve kurse pjesen me te madhe e ka hedhur ne det.

Lumenjte e vegjel te Shqiperise ose rrjedhat e siperme te lumenjve te medhenj kane ende nje bukuri te rralle. Duke qene terreni i thyer lendinat nga ato kalojne perkembehen me ngushtica kanionet me ujevara. Ngaqe eci shpesh ne malesite e Tiranes e me tej e njoh bukurine e Erzenit te lumit te Tiranes etj. Por kam pare edhe lugina me nje hijeshi fantazmagorike si ajo e lumit te Zezes midis Zgerdheshit ish-qytetit antik Adrianopolis dhe Krujes.

Ishte muaji mars ne pjesen me te madhe bukuria natyrore e lugines perplasej me shemtine njerezore te plastikave te shperndara andej-kendej si mozaik laragan plagesh. Mendova sa pak kohe u desh 20 vjet as nje brez njerezor qe te percudnohej kjo lugine. Jo se nuk mund te pastrohet ende mund te pastrohet por do te duhej nje vullnet gjigant i administrates lokale e sidomos vetedijesim i njerezve per vendin ku jetojne per cka nuk duket deri me sot asnje shenje.

Pjesa me e madhe e plastikave sic e thame perfundon ne det. Edhe iken nga ne Joo aspak. Valet e detit plastikat na i kthejne mbrapsht keshtu qe nje pjese e mire e bregdetit shqiptar sidomos atij te uletit Adriatik eshte tejmbushur me qese bidone dhe sende te tjera plastike. Kam ecur me kembe bie fjala gati ne gjithe bregun e Shengjinit deri poshte ne zonen e mbrojtur te lagunave eshte nje peizazh i bukur ne potence por i ndyre ne realitet kryesisht nga plastika.

Sikurse eshte edhe i gjithe Kepi historik i Rodonit. Aksionet e pastrimit qe behen cdo fillim sezoni ne plazhet kryesore e qe me kaq buje na i transmetojne televizionet jane qesharake. Qesharake sepse kane te bejne vetem me 5-6 plazhe ku shkojne pushuesit dhe sprekin pjesen me te madhe te litoralit tone qesharake sepse plastikat e mbledhura ku shkojne Ose hidhen prape ne lume ose kallen nen toke ose digjen ne natyre te hapur per te helmuar me menyrat e veta ajrin qe nderet mbi kete vend.

Vitin e kaluar qeveria shqiptare lejoi importimin e mbi 50 llojeve te ndryshme mbeturinash me argumentin se keto do ti sherbejne industrise ricikluese te vendit. Plastika aty ze vendin e pare. Mirepo kjo puna e industrise se riciklimit eshte nje genjeshter e madhe. Riciklimi eshte thjesht nje biznes qe pasuron disa pak vete e qe tani do te behet me lende te pare importi. Ai nuk do ti sherbeje aspak pastrimit te vendit nga plastika qe po na ze frymen.

Edhe sikur te ushqehej vetem me lende te pare nga vendi po japim vetem nje shifer sa per ta kuptuar se riciklimi i plastikes nuk eshte aspak zgjidhja Jared Blumenfeld pergjegjes i Departamentit te Mjedisit ne qytetin e San Franciskos ka perllogaritur se kushton 4.000 dollare riciklimi i 1 toni qesesh plastike per te nxjerre nje produkt qe do te shitej pastaj ne treg me 32 dollare

Dhe perfytyroni cproblem eshte mosriciklimi i plastikes edhe per nje vend te zhvilluar si SHBA ku mes Kalifornise dhe Havait lundron nje gjigant mbeturinash i quajtur Garbige Patch me madhesi sa dyfishi i Teksasit i perbere ne 80 nga plastika Riciklimi i plastikes duket ka dobi kryesisht ne vende si Shqiperia ku paguhet pak krahu i punes dhe nuk ka taksa mjedisi ku mund te helmohet pa pengese ajri dhe toka. Ndaj ti hapim dyert e importit felliqesirave plastike

Rruga e vetme per tu cliruar nga makthi i ambalazhit plastik eshte ndalimi i tij qofte dhe i pjesshem. Vende si Bangla Deshi Ruanda e shume te tjera e kane ndaluar perdorimin e tyre. Po keshtu e ka ndaluar edhe qyteti i San Franciskos te tjere qytete si Bostoni po e pasojne. Kina ka ndaluar perdorimin e qeseve plastike pa pagese. Irlanda ka vene takse te forte mbi to duke sjelle keshtu uljen e perdorimit ne 90.

Ose perfytyroni sikur gjithe uji qe tregtohet ne Shqiperi te mos futej me ne shishe plastike por ne shishe te kthyeshme qelqi Mirepo si do te pasurohen biznesmenet e shisheve plastike

Ne u rritem ne nje Shqiperi pa qese e pa shishe plastike. Me nje rrjete beheshin pazaret kurse shitesi mallrat ushqimore ti mbeshtillte ne leter. Askush nuk vdiq as u semur per keto arsye. Ndersa shishet e qelqit i kthenim te gjitha dhe me parate e fituara shkonim ne kinema. Nuk jam nostalgjik per ate kohe kryesisht sepse njerezit qe na drejtojne jane cok pjella te saj por syte i kemi te gjithe ne balle per te kuptuar se lindem ne nje vend te bukur dhe do te vdesim ne nje vend qe eshte ne rrugen me te vendosur te shemtimit.

Duke hequr dore dalengadale nga marrezia e ambalazhimit e sidomos e ambalazhimit plastik mund te mberrijme ndoshta te njera nga kthesat e kesaj rruge qe duhet te ndodhe pikesepari ne kokat tona. Njekohesisht presim masa radikale nga administrata qendrore bashkite dhe komunat. Gjera konkrete jo letrarizma me ardhmeri e qytetari.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›