A kemi fuqi ta refuzojme te keqen
Nese harrojme gabimet e se shkuares jemi te denuar ti perserisim ato - ka thene George Santayana. Apo mund ta kene thene te tjere perpara tij Ndoshta Ne fakt eshte nje nga ato fraza te cilen nuk ka mundesi tmos e kete thene dikush tjeter perpara.
Historia e njerezimit ka lindur tok me gabimin e me harresen e prandaj gjitheheren duhet te kete qene dikush qe mund te kete thene perpara dikujt se kush harron nje gabim te bere do ta perserise se sben ate. Madje eshte nje fraze qe do te duhej te thuhej me se pari nga ndonje banor i vendit te shqipeve. Ne cdo kohe. Sidomos sot. Dhe me kete kam dale aty ku doja.
Viti 2011. Anno domini. Shqiperia qeveriset nga Sali Berisha. Kush eshte ky Mos eshte ai qe ne vitin 1992 erdhi ne pushtet me premtimin per demokraci e qe me pas nuk lejoi opoziten te dilte te manifestonte ne sheshe burgosi udheheqesin e opozites ndertoi nje shtet institucionet e te cilit qe te gjitha i kontrollonte ai vete perndoqi gazetaret vodhi votat lejoi dhe inkurajoi krijimin e piramidave financiare i beri karshillek zemerimit popullor prej humbjes se kursimeve ne keto piramida hapi depot e armeve dhe rrezoi shtetin per te krijuar konfuzionin e madh mes te cilit mund te humbte gjurmet e krimeve te kryera e mund te mbrohej prej protestave
Mos eshte ai qe tok me karrigen e pushtetit la pas dhe nja 2-3 mije te vrare ne konfuzionin qe mbolli Po mor po ai eshte. Shqiptareve iu deshen tete vjet per te harruar se kush ishte e per ta risjelle ne pushtet. Me Vote. Sic
Pasi ritentoi pa sukses per tete vjet me radhe 1997-2005 ne stilin e tij te njohur e te frikshem me kete stil ua bente te lehte shqiptareve harraqe qe te mos e harronin se kush ish te rimerrte pushtetin e humbur ai i dha karar te merrte nje tablete a nje porcion nga ilaci i Stevenson-it dhe fap u shnderrua per nje cope here nga i frikshem ne babaxhan e shpirt njeriu d.m.th. nga Mr. Hyde ne Dr. Jekyll. Por le tu ikim paraleleve me personazhe fiction. E le te hyjme drejt e ne teme.
Me kujtohet se ate mot 2005 ishte dikush qe teksa degjonte ca te tjere qe thoshin se Sali Berisha eshte ai qe eshte nuk ndryshon kurre por nuk duhet ta kemi frike pasi tani kemi institucionet ne rolin e gardianeve - doli e tha ju po na thoni qe bisha eshte bishe por nuk ka pse te shqetesohemi pasi kemi kafazin e institucioneve Ky dikush F. sot i lepin bythen Berishes. Si eshte e mundur Ka harruar cka thene Ka harruar se kush eshte bisha Jo jo seshte soji i atyre qe harrojne. Perkundrazi eshte nga nje soj tjeter ndoshta me i madhi ne tribune e shqiptareve nga soji i atyre qe per ideal kane te mos kene ideal. Dhe nuk eshte vetem ky.
Nje e nga nje kaluan pothuaj te gjithe ne kampin e Sali Berishes. Dhe ketu nuk e kam fjalen per njerez si Lulzim Basha e te tjere qe dolen nga hici e te cilet sido qe te shkojne gjerat e kane te hazerte ne cdo kohe justifikimin po une sdija gje une thjesht zbatoja urdhrat E kam fjalen per te tjere qe ca gjera i dine mire ja si puna e F.-se.
Cilet jane keta Jane shume. Te ze frika kur mendon sa shume jane. Doni tju them ca Po ja A.I. G.R. G.P. B.F. A.F. F.Xh. A.Zh. A.H. N.C. N.L. e deri tek keta te diteve te fundit si Y.M. K.. etj. Nuk eshte se me dalin nga mendja te tjere qe sot jane me opoziten dhe as qe me shkon ne mendje ti perligj ne kercimet e tyre sa andej ketej por te jesh ne opozite eshte kokecarje e telash ndersa ketu po flas per ate pjese te intelligentsia-s qe nuk po le gje pa bere ne mbeshtetje te regjimit qe si te gjitha regjimet ka ne dore te ofroje mbrojtje komfort status pushtet ndikim favore para prona.
Kane arritur deri atje sa kane nenshkruar peticione ne stilin e peticioneve te kolektivave punonjese ne kapercyell te vitit 1990 ne mbeshtetje te regjimit qe po e mbrojtka rendin publik e kushtetues nga opozita. Se fundi kane ngritur grupe e skuadra elektorale ne mbeshtetje te kandidatit te tyre per kreun e bashkise se Tiranes.
Kam zbuluar nje gje qe i dallon te gjithe keta Sa me shume Berisha e trash zullumin aq me shume keta i falin mbeshtetje. Keta jane sot me Berishen me te vendosur se sa kane qene ne vitin 2005. E kane motivuar qysh ne krye te heres kete sjellje me faktin qe ne krahun tjeter na qenka Edi Rama.
Ai eshte me i keq se Berisha - kane recituar e recitojne ngaqe u hyn ne pune nje patologji te vjeter te F.L-se si te ishte arsyetimi me i sofistikuar e me solid mbi faqe te dheut. Ndodhi ploja e Gerdecit mbeten te vdekur gati 30 vete per shkak te nje afere korruptive ne qender te se ciles ishte djali i Sali Berishes te gjithe e dine qe eshte keshtu por edhe pas kesaj ata vijuan te thone se dakord Berisha eshte i korruptuar por Rama eshte me keq.
Pame te gjithe ne programin Fiks Fare se si Ilir Meta zevendesi i Berishes fliste per tangjente te marra e te dhena por reagimi i te ketilleve ishte po ai dakord korrupsioni ska qene kurre ne keto nivele por Rama eshte me keq.
Ndodhi 21 janari u vrane kater vete krejt te pafajshem te paarmatosur te parrezikshem por ne vend te tronditeshin e te ngrinin zerin ne kupe te qiellit ata zune te thoshin ka faj ai qe i vrau por ka faj dhe ai qe i coi perpara kryeministrise rrjedhimisht Berisha eshte vrases por Rama eshte me keq.
Erdhi post-21 janari dhe degjuam te na hidhen ne surrat cmendurira te padegjuara si protestuesit jane vrare nga vete protestuesit se keta te fundit kane bere stervitje diku afer Tiranes per te permbysur me dhune nje pushtet te ardhur me vote etj. etj. por prape nuk doli asnje te thoshte une nuk dua te jem pjese e ketij zhgani.
Kudo e kurdo qe nje regjim vret dalin dy a tre nga brenda regjimit dy a tre me pak cipetrashe se sa te tjeret dy a tre qe kane megjithate nje minimum dinjiteti e ndergjegjeje e thone stop deri ketu jo jo jo. Para dy a tri ditesh edhe ne Siri dolen dy deputete e nje klerik dhe thane se jemi kunder regjimit te Bashar al-Assad-it qe po vret njerez te pafajshem ndersa ne Tirane nuk doli qofte dhe nje nga kampi i mazhorances te thoshte qysh nga ky moment une jam ne opozite me kete pushtet.
Perkundrazi doli njeri syresh minister A.I qe iu tha deputeteve te opozites se ju jeni te gjithe Zivere . Ndersa te tjeret vijuan ti bien te njejtit avaz dakord por Rama eshte me keq.
Ou po si qenka kjo pune keshtu Sa i keq na qenka ky Rama Po le te na thone se cfare tjeter duhet te beje Berisha qe ata vete te mos e kene mendjen tek perbindeshi Rama Mos duhet qe Berisha te perdhunoje nja tridhjete vajza te shkollave tetevjecare te Kamzes Apo duhet te nxjerre snajperet maje kryeministrise me detyren per te vrare te gjitha kalimtaret atypari ne nje dite te zakonshme
Apo duhet te vere cluster bombs ne tubimet elektorale te opozites e ta pranoje me pas se i vuri ai Apo duhet te lidhe nje marreveshje te re mbi regjimin nderkufitar me Greqine me ane te se ciles kufirin greko-shqiptar ta vendose ne Tomorrice te Skraparit Apo duhet te marre Fazllicin e ta beje anetar te Keshillit te Ministrave te Republikes sone Apo duhet ti thote kryeprokurores lavire bulevardi Apo duhet te dale e te thote se protestuesit me 21 janar kishin ardhur te armatosur me thika me helm e me stilolapsa pistolete Ah me falni me duket se keto te fundit i ka thene. Epo cfare dreqin duhet te beje Le te na e thone. Ta dime.
E dini cfare Une po pres te humbe Edi Rama. Mezi po pres. Jo vetem po pres por edhe po lutem. Ta marre Berisha dhe Tiranen ta marre dhe Durresin dhe Elbasanin dhe inshallah Korcen Gjirokastren Lushnjen Fierin deri dhe Vloren e keshtu te qerojme hesapet me Edi Ramen ta qerojme nga politika pa dhembje fare ta qerojme. Dhe keshtu keta nuk do kene me alibi
Hm puna eshte se gjithmone do ta kene nje alibi. Sepse ata ne te vertete nuk kane asgje kunder Rames. Puna eshte se ata jane me pushtetin. Do jene dhe me Ramen neser kuptohet nese lutja ime shkon per lesh dhe Rama vjen ne pushtet. Do ti trokasin ne dere dhe Rama ka per tua hapur katerkanatash. Me ta do ti beje punet. Dhe zullumet. Por jo krimet e vrasjet e cmendurirat e markes Berisha. Apo ju do me thoni se kush futet ne rrugen e zullumeve do te kaloje se sben nga stacioni i krimeve Edhe mundet edhe mundet.
Por cdel nga kjo Qe jemi mire me kete regjim qe vret e pret Qofshi ju qe jeni Pa Edi Ramen. Me Sali Berishen. Sa te jete jeta. Amen
Po tallem Jo asnje cike. E di qe eshte cinizem i pashoq por do ti gezohesha nje fitoreje te Berishes ne keto zgjedhje bash si ata qe e votojne ate. Ndoshta ngaqe pres nje konferme te fundit te faktit se ne kete vend te gjitha te keqijat ndodhin ngaqe duam ne te ndodhin.
Ose ndoshta ngaqe dua qe Berisha ti marre praktikisht te gjitha njesite e pushtetit e institucionet e shtetit dua qe ai te marre mot dhe postin e kryeprokurores dhe ate te presidentit dhe ate te kreut te sherbimeve sekrete dua qe ai ta bleje dhe News 24-en dhe Top-Channel-in dhe Shekulli-n dhe Vizion Plus-in dua qe te behen tok me intellighentsia-n qe eshte vene ne mbeshtetje te tij edhe ca qe kane rezistuar deri me sot ne menyre qe... ne menyre qe cfare
Ne menyre qe te merret vesh se hesapet i kemi me nje regjim. Apo kush e ka marre e ka marre kush se ka marre smund ta marre Nuk e di Ndoshta mund ta di pas 8 majit.