E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, shpërndahet kuponi për pagesën e emigrantëve

ATHINE- Zyrat postare greke (ELTA) që nga dita e sotme disponojnë dhe shpërndajnë "Ergosimo"-n, kuponin e posaçëm, që do të përdoret tani e tutje për pagesën e një shtrese të gjerë emigrantësh, të cilët punojnë nëpër familje si ndihmës shtëpiakë, kujdestarë fëmijësh apo pleqsh, kopshtarë apo të tjerë në sektorin e bujqësisë, hotelerisë, këngëtarë e instrumentistë që punojnë me kohë të pjesshme etj.

Vendosja e kuponit ka për qëllim mbrojtjen e kësaj shtrese emigrantësh, luftën ndaj "punës së zezë" dhe të detyrojë punëdhënësin të paguajë kontributin për sigurime shoqërore.

Pasi punonjësi bën shkëmbimin e kuponit me paratë e pagesës, kontributet për siguracion derdhen nga zyrat postare në degët e sihgurimeve shoqërore të vendbanimit. Qeveria greke, që e mori këtë masë në kuadër të reformave ekonomike, thotë se kjo formë lehtëson edhe punëdhënësit dhe punëtorët, kudo ku deri tani është vërejtur evazion i madh fiskal.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›