E Shtunë, 31 Tetor 2026

13 vjet nga vrasja e Hajdarit, Berisha: Vrau frikën e vendit nga diktatura komuniste

TIRANË- Kryeministri i vendit Sali Berisha zhvilloi homamzhe pranë memorialit të Azem Hajdari.

Në përvjetorin e 13-të të vdekjes së Hajdarit, kryeminsitri i vendit deklaroi se tribuni i lirisë dhe Besnik Çerja, u ekzekutuan në 12 shtator 1998 nga falangat e diktaturës komuniste.

“Azem Hajdari hyri në historinë e lirisë së shqiptarëve si një tribun i pashembullt, në një kohë kur kombi rëngonte ndër shtypjen më të egër, kur në tërësi besohej se Shqipëria do të mbetej 'Kuba e Adriatikut' dhe se shqiptarët nuk do të dilnin dot nga regjimi i sllavërsië në të cilin jetonin”,-theksoi Berisha.

Shefi i qeverisë nënvizoi se hajdari u përball me diktaturën më të egër në vend, derisa e gjunjëzoi, duke vrarë në këtë mënyrë sipas tij frikën e gjithë vendit.

“Azem Hajdari do të shndërrohej me shpejtësi në flamur mbajtësin, në maratonomakun e demokracisë shqiptare. Ai me një energji, guxim e trimëri do të vërshonte si uragan në mbarë Shqipërinë, të vriste frikën”, theksoi Berisha.

Duke shprehur ngushëllimet ndaj familjarëve të Azem Hajdarit dhe Besnik Çerja, kreu i qeverisë deklaroi se idelaet e lirisë së “Azem Hajdarit do të lartësohen gjithmonë e më shumë në këtë vend dhe se ëndra e tij vazhdon”.
(e.m/BalkanWeb) Lidhje te tjera Topi: Azem Hajdari figurë e freskët për demokracinë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›