Zjarr godinës së komunës Shalë, digjen dokumentet

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë mëngjesin e sotëm godinën e komunës Shalë në qarkun e Shkodrës. Persona ende të paidentifikuar i kanë vënë zjarrin godinës së komunës por fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz por vetëm dëme të konsideruarshme materiale.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e zjarrëfikësve të cilat kanë bërë të munduar shuarjen e zjarrit ndërkohë që mësohet se janë djegur i gjithë dokumentacioni që ndodhej në godinë.
Ndërkohë policia e cila ka shkuar në vendngjarje ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Komuna Shalë në qarkun e Shkodrës u bë objekt debati gjatë zgjedhjeve të 8 majit ku pas përsëritjeve të zgjedhjeve në këtë komunë fitues u shpall me 2 vota kandidati i opozitës.