E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokastër, digjet një makinë, s`ka të lënduar

Një makinë ka marrë flakë mëngjesin e sotëm në qytetin e Gjirokastrës. Ngjarja ka ndodhur pranë maternitetit të qytetit ku makina me targa FR 2952 D ka prekur disa tela elektrikë dhe për pasojë ka marrë flakë.
 

Mësohet se automjeti ishte i mbushur me material penizol dhe në momentin kur makina ka prekur telat shkëndija elektike ka bërë që mjeti të marrë flakë.
 

Mësohet makina është dëmtuar pjesërisht por fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›