E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, shpërndahet parlamenti, shpallen zgjedhjet

ATHINE - Doli sot në mëngjes dekreti presidencial që shpërndan parlamentin e zgjedhur në votimet e 6 Majit dhe shpall zgjedhjet e reja, më 17 qershor 2012. 

Që sot fillon zyrtarisht fushata elektorale e partive politike greke. Kjo do të jetë një fushatë e ethshme, ku partitë e njohura si forca "antimemorandum", të cilët do premtojnë qëndrim në euro dhe do rreken të bindin qytetarët se është shansi i tyre historik për t’iu thënë “jo” përfundimisht masave të ashpra të kursimit, ndërsa partitë DRe dhe PASOK vazhdojnë të këmbëngulin se ky lloj votimi është fatal për vendin, i cili do të gjendet jashtë euros dhe i shkatërruar. 

Shpresa e vetme është që 17 në qershor pjesëmarrja në votime të jetë më e lartë për të bërë një diferencë të qartë dhe që zgjedhësit të vendosin për kë do të votojnë, pasi të kenë kuptuar të vërtetën e hidhur, se qëndrimi në euro dhe politika e kursimeve, janë dy anët e së njëjtës medalje.

Një sondazh i ri i kryer nga kompania RASH dhe i publikuar sot në gazetën Metro, nxjerr sërish në vend të parë koalicionin e së majtës radikale SYRIZA, e me një diferencë prej 1.5 % me Demokracinë e re. 

Kështu SYRIZA ka marrë 21.7%, e ndjekur nga Demokracia e Re me 20.2% dhe 11.7% me PASOK.
Në sondazh, duket një rënie e partisë Grekët e pavarur në 7.35%, Partia Komuniste me 5.55% dhe Agim i Artë me 3.7% sërish bëhet forcë parlamentare.

SYRIZA 21.7%
DRe 20.2%
PASOK 11.7%
Grekët e Pavarur 7.3%
Partia Komuniste KKE 5.5%
E majta Demokratike DIMAR 6.2%
Agimi i Artë 3.7%
Aleanca Demokratike 2.5%
Të tjera 4%
Lidhje te tjera Merkel, propozim për referendum mbi euron në Greqi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›