Solisti i “NRG Band” akuzohet për Pedofili
Besnik Qaka, solisti i NRG Band është akuzuar se ka abuzuar seksualisht me një të mitur në fund të tetorit të vitit 2008, në Prishtinë, përkatësisht në motelin Rama Petroll rrugës për në Lipjan. Sipas aktakuzës, ai me dashje ka kryer veprën penale të keqpërdorimit seksual të personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjeçare, vepër e dënueshme nga 1 deri në 10 vjet burgim. Bazuar në emrin e saj, e mitura duhet të jetë shqiptare. Besnik Qaka është dashur të paraqitet në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, me datën 30 prill 2012, pasi ishte lënë në gjendje të lirë me masën detyrimaraqitje. Por, sipas organeve të drejtësisë, policia kishte dështuar ta sjellë atë, e për pasojë seanca ishte shtyrë.
Ai pritet që të dalë p ara gjykatësit për konfirmimin e aktakuzës më 30 maj 2012. Nëse konfirmohet aktakuza, atëherë Besnik Qaka dhe shtatë të akuzuarit e tjerë do të paraqiten para trupit gjykues për gjykim. Lidhur me këtë situatë, i padituri ka thënë për “Bluetooth” se gjithçka bëhet me qëllim përfitimi. “Është një shantazh që po më bëhet dhe unë e konsideroj diçka krejt tëarëndësishme.
Avokatët e mi po merren me këtë çështje, ndërkohë unë jam duke punuar ‘non stop’ në studio për krijime të reja muzikore”, ka përfunduar djaloshi simpatik.
(el.me/Bluetooth/BalkaWeb)