Merkel, propozim për referendum mbi euron në Greqi
ATHINE - Trazirë dhe stuhi politike ka shkaktuar ajo që ka ndodhur, gjatë bisedës telefonike mes presidentit Papulias dhe kancelares gjermane Angela Merkel, ku siç u njoftua zyrtarisht, kjo e fundit ka propozuar zhvillimin e një referendumi krahas zgjedhjeve, me pyetjen nëse grekët duan të qëndrojnë ose jo në eurozonë.
E gjitha filloi me telefonatën Papulias-Merkel dje në mëngjes, ku sipas kryeministrisë në Athinë, është folur për referendum. Pas bisedës telefonike, presidenti Papulias informoi kryeministrin Panajotis Pikramenos, i cili nga ana e tij informoi udhëheqësit politike.
Sipas njoftimeve zyrtare të Zyrës së Kryeministrit, kancelarja gjermane në kontaktin që pati me Presidentin e Republikës të premten në mesditë dha "mendimin për një referendum krahas zgjedhjeve, ku të ngrihet çështja nëse grekët duan të qëndrojnë në eurozonë".
Kur çështja u publikua zyrtarisht nga zyra e kryeministrit dhe partitë greke e dënuan referendumin, zyra e kancelares e hodhi poshtë mbëmë një deklaratë të tillë.
Zëdhënësi i qeverisë gjermane e mohoi lajmin se Angela Merkel ka propozuar një referendum, krahas zgjedhjeve për qëndrim të Greqisë ose jo euro. "Këto raporte janë të pasakta", tha një zëdhënës i qeverisë së Merkel, për agjencinë e lajmeve gjermane.
Sidoqoftë, e keqkuptuar apo jo deklarata e kancelares gjermane Merkel, procesi i zgjedhjeve të 17 qershorit është vendimtar për të ardhmen e vendit.
Reagimet e partive
Kryetari i Grupit SYRIZA Alexis Tsipras:
"Zonja Merkel e trajton udhëheqjen politike të Greqisë si atë të një vendi në një protektorat dhe këtë të drejtë ia kanë dhënë z Venizelos dhe z Samaras me qëndrimin dhe letrat e tyre. Në zgjedhjet e 17 qershorit, grekët do të japin një përgjigje definitive për t’i dhënë fund memorandumit të kursimit, të nënshtrimit dhe fyerjes dhe do të hapin rrugën për zhvillimet progresive".
Kryetari i Demokracisë së Re Antonis Samaras:
"Populli grek nuk ka nevojë për një referendum që të tregojë zgjedhjen për qëndrimin në euro, opsion, që ai e mbrojti me sakrifica. Propozimi i zonjës Merkelit për një referendum, sidomos në kohën e zgjedhjeve nuk mund të pranohet”. Sipas Samaras, ky është një mesazh i gabuar në kohën e gabuar.
Zyra e shtypit PASOK njoftoi në vijim:
"Referendumi në Greqi është përgjegjësi e Qeverisë dhe Parlamentit grek dhe jo përgjegjësia e qeverive apo shteteve të tjera anëtare të BE-së.
Çështja në Greqi nuk ka të bëjë me qëndrimin apo jo euro, por me daljen nga kriza dhe restaurimin e kursit efektiv të vendit në Evropë”.
Kreu i partisë Grekët e Pavarur, Panos Kamenos:
"Ne nuk kemi asnjë arsye për të bërë referendum. Ne jemi në Evropë, ne jemi në euro. Merkel le të bëjë referendum për vendin e saj, nëse Gjermania dëshiron të qëndrojë në euro".