E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqi, shpërthim i fortë në një rrugë tregtare në Glyfada

ATHINE- Një shpërthim i fuqishëm ndodhi jashtë një dyqani veshjesh në rrugën kryesore të Glyfada, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, por fatmirësisht jo lëndime në njerëz.

Sipas policisë, shpërthimi ndodhi në mëngjes në orën 04:08 në rruga A. Metaxa, nr 24 dhe tronditi banorët e zonës. Ai shkaktoi dëme të mëdha në rreth 30 dyqane të rrugës tregtare.

Zona u bllokua nga policia e cila po heton shkaqet e shpërthimit. Raportet e para flasin për pajisje të improvizuara shpërthyese.
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›