Statusi i vendit kandidat, sot KE publikon raportin
BRUKSEL- Komisioneri për Zgjerimin dhe Politikat e Fqinjësisë, Stefan Fule pritet te prezantoje sot raportin e Komisionit Europian për Shqipërinë, përmes të cilit do të bëhet e ditur nëse Shqipëria do të marre statusin e vendit kandidat për në BE apo jo.
Fillimisht Fule do të raportojë në Komisionin për Marrëdhëniet me Jashtë në Parlamentin Evropian dhe më pas do të mbajë një konferencë të posaçme për shtyp, ku do të prezantojë paketën e zgjerimit për vitin 2011.
Por çfarë pritet të thotë Fule për Shqipërinë? Vendi ynë ka dorëzuar formalisht kërkesën për marrjen e statusit kandidat në prill të vitit 2009 dhe duket se do të pritet akoma për këtë gjë ndërsa Serbia, e cila ka dorëzuar një kërkesë të tillë gjatë këtij viti pritet t’i ndizet drita jeshile.
Serbia “merr statusin” kandidat, Turqia vazhdon të “mbetet ende larg” standardeve të BE-së, Kroacia e “gatshme” për të hyrë në union, Maqedonia dhe Mali i Zi dy vendet me “më shumë progres” ndërsa Shqipëria me “progres të kufizuar”, Bosnje Hercegovina vend i “paralizuar dhe me konflikte”, ndërsa Kosova është e kundër e Islandës, vend i cili është i gatshëm të jetë pjesë e unionit – kjo është prognoza për progres-raportin e Komisionit Evropian për vendet kandidate dhe ato potenciale për të qenë anëtare të Bashkimit Evropian.
Disa pjesë të progres-raportit janë zbuluar nga agjencia për lajmeve për BE-së “EuObserver”. Kjo agjenci shkruan se Shqipëria pritet të marrë thuajse të njëjtin raport të vitit të kaluar sepse pak gjëra kanë ndryshuar që atëherë.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)