Zbardhet progres-raporti, KE: Shqipëria progres të kufizuar
BRUKSEL- Raporti paraprak nëse Shqipëria do të marrë apo jo dritën jeshile për statusin e vendit kandidat për në BE, pritet të bëhet publike sot nga komisioneri për Zgjerimin dhe Politikat e Fqinjësisë, Stefan Fyle. Ashtu sic pritet edhe për këtë vit përgjigja që Brukseli do të japë për vendin tonë do të jetë negative.
Në vlerësimin e përgjithshëm të Komisionit Europian për Shqipërinë shkruhet se përparimi në vendin tonë ka qenë i kufizuar. Raporti pritet të vendiosë theksin zhvillimet e përgjithshme në vend dhe realizimit të objektivave, bëjnë me dije burime zyrtare për Zërin e Amerikës.
Raporti, i cili pritet të bëhet publik sot pasdite, nis me zbatimin e kritereve politike, ku një vend i vecantë i lihet zgjedhjeve vendore të 8 majit, ku këto të fundit vlerësohen pjesërisht si të mira.
“Në përgjithësi, megjithë një numër aspektesh pozitive, si konkurenca e procesit, përgatitjet teknike transparente, zhvillimi përgjthësisht i mirë në ditën e votimit, një proces pozitiv numërimi, një mbulim pluralist nga mediat, zgjedhjet, të cilat janë përcaktuar si një prioritet kyç në opinion, arritën pjesërisht standartet dhe praktikat më të mira ndërkombëtare”,- thuhet në raport.
Përsa i përket vlerësimeve mbi Parlamentin dhe situatën politike, raporti nënvizon se kativiteti parlamentar është i pamjaftueshëm.
“Megjithëse ka disa përmirësime në praktikat dhe rregullat parlamentare, si dhe një rritjeje të kapaciteteve administrative, aktiviteti i parlamentit në funksionet legjislative dhe të kontrollit, i cili është një nga prioritetet kycç në opinion, mbetet i pamjaftueshëm”,- vijon raporti.
Ngërci politik,ngjarjet e 21 janarit dhe zgjedhjet në kryeqytet cilësohen si tre elementët kc të cilët kanë penguar dialogun politik në vend.
“Ngërçi politik, ngjarjet e 21 janarit dhe kundërshtitë për zgjedhjet në Tiranë, kanë penguar si punën e parlamentit ashtu dhe dialogun politik të nevojshëm dhe konstruktiv. Reforma zgjedhore, “si një prioritet kyç ka ngecur në vend”- thuhet në raport, ndërsa vërehet se “parlamenti nuk siguroi seanca dëgjimore dhe votim të rregullt në emërimet e anëtarëve të gjykatës kushtetuese dhe asaj të lartë, e cila gjithashtu përbën një tjetër prioritet kyç”,- vërehet në raport.
Përsa i përket qeverisjes vlerësohen se “përpjekjet e konsiderueshme të bëra si nga ekzekutivi ashtu dhe nga komisioni parlamentar i integrimit lidhur me reformat e kërkuara në procesin e integrimit. Cilësia e projektligjeve dhe diskutimet me palët e interesuara kërkojnë përmirësime të mëtejshme”.
Në vlerësimet në kapitullin e kritereve politike problem serioz për Brukselin mbeten reformat e pakompletuara për administratën publike, përparimi i kufizuar në reformën gjyqësore, zbatimi i pamjaftueshëm i masave antikorrupsion dhe cilësimi se ky fenomen
“mbetet një problem veçanërisht serioz.
Vendi ynë ka dorëzuar formalisht kërkesën për marrjen e statusit kandidat në prill të vitit 2009 ndërkohë Bashkimi Evropian përcaktoi 12 objektiva kyçe të cilat vendi duhet të përmbushte në mënyrë që atij t’i hapej rruga për të hedhur një hap të ri në marrëdhëniet me Brukselin.
(e.m/BalkanWeb)