QSUT mbipopullohet me helmime e viroza stinore, 80 pacientë çdo ditë tek Infektivi
TIRANE - Fundjava ka rritur numrin e pacientëve në urgjencën e spitalit Infektiv. Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” është një nga institucionet e vetme që nuk merr pushime. Madje, për pushimet e verës, puna në këtë qendër spitalore është edhe më e madhe, sidomos për shërbimin e urgjencave. Brenda një dite në katër urgjenca të këtij spitali, paraqiten mbi 300 raste për t`u trajtuar. Numrin më të madh të vizitave e ka urgjenca e pediatrisë ku shkojnë për vizitë mbi 130 fëmijë, por dyfishim të pacientëve ka edhe kardiologjia këto ditë të nxehta. Pacientët e vegjël në pjesën më të madhe kanë probleme me virozat, dhimbje barku të vjella, diare dhe shumica e rasteve të paraqitura ditën e djeshme kanë qenë edhe me temperaturë. Kryesisht mjekët pediatër pas vizitës u rekomandonin prindërve kujdes më të mëdha në këto ditë të nxehta si një konsumim sa më të madh të frutave dhe lëngjeve për fëmijë. Pjesa e fëmijëve që ishin sëmurë mbi 4 apo 5 ditë u janë rekomanduar edhe antibiotik ndërsa numri i rasteve të shtruara ka qenë i ulët në krahasim me fluksin e vizitave. Ndërkohë që mbipopullim ka edhe në pavijonin e Infektivit. Në këtë spital, trajtohen çdo ditë rreth 80-100 raste me simptoma të stinës. Pjesa më e madhe e këtyre rasteve i përkasin intokacioneve (helmimeve) nga ushqimet e ndryshme.
Mjekët infeksionistë shpjegojnë se shumë nga pacientët vijnë të helmuar nga ushqimet që konsumojnë nëpër dasma. Ndërkohë që këto të fundit gjatë muajit korrik kanë qenë të shumta. Një pjesë e madhe e çifteve i kanë afruar dasmat në fillim të korrikut për shkak edhe të muajit të Ramazanit, i cili pritet të nisë në mesin e muajit korrik. Pasi për besimtarët mysliman nuk është mirë që dasmat të bëhen gjatë agjërimit. Edhe pse data e saktë ende nuk është përcaktuar pasi ajo vendoset në varësi me shikimin e hënës. Për shkak të dasmave të shumta, sipas specialistëve mesatarisht në një ditë në këtë pavijon paraqiten rreth 80 persona. Ushqimet që konsumohen nëpër restorante, kryesisht nëpër dasma, shpesh janë të kontaminuara për shkak të temperaturave të larta dhe ruajtjes në kushte të papërshtatshme. Mjekët infeksionist sqarojnë se ka dhe shumë raste të prekur nga një virozë e stinës, ndaj u rekomandon qytetarëve të jenë sa më të kujdesshëm në këtë periudhë, të konsumojnë ushqime të freskëta dhe të ruajtura në kushte frigoriferike. Në këtë periudhë ushqimet duhet të gatuhen në temperaturë 70 gradë celcius dhe pasi nxirren nga frigoriferi ato mund të ngrohen dhe duhen konsumuar, pasi ushqimi nuk mund të futet dhe të ngrohet sërish.
Këshillat
Disa nga masat që mjekët rekomandojnë për shmangien e këtyre problemeve, sipas mjekëve, janë konsumimi i ujit të sigurtë, larja e vazhdueshme e duarve, ruajtja e ushqimeve në frigorifer apo në vende të freskëta, konsumim i freskët i ushqimeve sidomos atyre me përmbajtje bulmetrash, vezësh, mishi (qumështi, vezët, akulloret, majoneza, mishi i pulës, peshku i freskët, etj).
(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)