Greqi, shqiptari bën aksident, ikën nga vendngjarja
ATHINE- Një shqiptar është vënë në kërkim nga policia në ishullin e Korfuzit, pasi dje pasdite me makinën e tij aksidentoi një person që ecte me motocikletë. Sipas policisë, autori i aksidentit e la të plagosur rëndë motociklistin në rrugë dhe u largua nga vendi i ngjarjes.
Aksidenti ndodhi dje në ora 16:30 pranë një pike karburanti, kur makina gjatë daljes në rrugë, e goditi dhe e zvarriti disa metra personin me motor.
Pas incidendit, shoferi i makinës dhe një grua që e shoqëronte, u larguan me shpejtësi duke e lënë makinën në vendngjarje si provë.
Në vendin e aksidentit shkoi menjëherë ambulanca dhe 40 vjecari i plagosur u dërgua në spital, ku mjekët nuk mundën ta mbajnë në jetë.
Policia po ushtron kontroll në Portin e Korfuzit, për të parandaluar largimin e shoferit nga ishulli.
(anila Jole/balkanWeb)